Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Mijëra persona manifestuan dje në të gjithë Spanjën me rastin e Ditës Ndërkombëtare për eleminimin e dhunës ndaj grave. Protestues të shumtë u mblodhën në qytete të shumta si Madridi, Barcelona, Sevilja, Valenca, Bilbao apo Pamplonën, në një shtet ku lufta kundër dhunës me bazë gjinore është një kauzë kombëtare. Që nga viti 2003, 972 gra kanë vdekur në Spanjë, të vrara nga bashkëshortët apo ish-bashkëshortët.
Raportohet se të paktën 101 persona janë arrestuar gjatë protestave në Francë. Vendimi i Qeverisë Macron për të rritur çmimin e naftës ka detyruar qindra e mijëra francezë të dynden rrugëve për të protestuar kundër një reforme të tillë. Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner në një deklaratë njoftoi se në 1.600 protesta të zhvilluara në të gjithë vendin kishin marrë pjesë rreth 106 mijë persona.
Sipas sinoptikanëve edhe java e ardhshme pritet të dominohet nga moti me reshje dhe temperatura të ulëta. Meteoalb, parashikon vranësira dhe shira thuajse gjatë gjithë ditës do të ketë të hënën dhe të martën, por pjesërisht të mërkurën. Ndërkohë reshje dëbore në zonat e thella malore priten kryesisht të martën. Pas të mërkurës pritet mot kryesisht i kthjellët, por i ftohtë.
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës pritet të zhvillojnë sot nje mbledhje të përbashkët në Pejë. Heqja e roaming dhe unifikimi i doganave janë vendimet kryesore qe pritet të merren nesër. Bashkimi Evropian u ka kërkuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të heqin këtë tarifë, si formë lehtësimi për komunikimet në mes qytetarëve.
Dy raporte të rëndësishme të shoqërisë civile mbi problemet e shkaktuara nga Partneritetet Publike Publike do të paraqiten në Parlamentin Evropian sot më 26 nëntor. Fillimi i seancës do të pasohet nga një panel diskutimesh me pyetje nga audienca për financimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturës brenda BE, në Evropën Juglindore dhe njoftoi Eurodad, Organizata Evropiane për Monitorimin e Borxhit.
Produktet Dolce & Gabbana janë hequr nga faqet e blerjeve online në Kinë, si reagim ndaj një reklame të diskutueshme të markës së famshme. Fushata u akuzua për minimizimin e kulturës kineze dhe promovimin e stereotipeve të pahijshme. Ndërsa polemika rrezikon të privojë Dolce & Gabbana-n nga një nga tregjet më luksoze në botë. Familjet në Kinë kanë bërë thirrje për bojkot të markës.
Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Interpolit kapën dhe arrestuan përkohësisht një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Besnik Bungaja, i njohur ndryshe edhe si Besnik Leka dhe Astrit Leka. Ky i fundit u arrestua për llogari të drejtësisë italiane, pasi Gjykata e Napolit ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg.
Dita e Falenderimeve ishte një ditë reflektimi për Ariana Granden. Ylli i popit kujtoi marrëdhëniet e saj me ish të dashurin Mac Miller, që vdiq nga një mbidozë droge rreth 3 muaj pasi çifti u nda. Këngëtarja postoi një fotografi që kishte bërë me të ndjerin në Ditën e Falenderimeve në vitin 2017, me përshkrimin: "Më mungon".
Dy policë janë vrarë dhe një roje sigurie është plagosur në një sulm të armatosur në konsullatën kineze në qytetin bregdetar pakistanez të Karaçit. Raportohet se katër persona të armatosur u përpoqën të hynin në konsullatë por u ndaluan nga rojet e sigurisë në një pikë kontrolli. Tre sulmues janë vrarë nga policia në një shkëmbim zjarri.
Zyrtarët e BE po takohen për të finalizuar traktatin e Brexit dhe për të adresuar pyetjet e minutës së fundit nga Spanja mbi vendimet e ardhshme në lidhje me Gjibraltarin. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka përsëritur kërcënimin e tij për të vënë veton ndaj marrëveshjes, e cila pritet të nënshkruhet nga shtetet anëtare të dielën.
Trego më shumë