Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Partia Demokratike ka dërguar ditën e sotme kërkesën e saj pranë KQZ. Sipas kësaj kërkese, PD i kërkon KQZ që të regjistrohet si subjekt në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. Vendimin për regjistrimin në zgjedhje, Partia Demokratike e mori pas arritjes së marrëveshjes me kreun e qeverisë, Edi Rama. Në pak orë pritet që kreu demokrat, Lulzim Basha të dorëzojë edhe listat e kandidatëve për deputet.
Në një video-montazh të publikuar në Facebook, Edi Rama ironizon Lulzim Bashën, sikur ky i fundit është në gjumë dhe shikon ëndrra me vettingun, zgjedhjet dhe ndërkombëtarët që kalojnë mbi cadrën ku opozita shqiptare protestoi për tre muaj kundër qeverisë. Postimin Rama e ka shoqëruar me një status, ku i bën thirrje demokratëve që të mendohen për kë do të votojnë në zgjedhjet parlamentare më 25 qershor.
Klodian Shehi, emri i paraqitur nga PS, për të garuar nën logon e kësaj force politike për zgjedhjet e 7 majit, të cilat nuk u zhvilluan, nuk do të jetë më kandidati i PS. Burime brenda PS-së konfirmojnë se kandidat për Bashkinë e Kavajës do të jetë Dorian Murati, drejtor i OSHEE në Kavajë. Më herët ai ka qenë drejton i ALUIZNI-t në këtë qytet. Ndërsa PD do të përfaqësohet nga Isa Sakja dhe LSI nga Maksim Kona.
Me anë të një statusi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dështimit të negociatave. Sipas tij Rama e ka refuzuar paketën McAllister Plus sepse: "Rama është pra refuzimi i vettingut dhe dëshmi e vullnetit të tij për të bërë vettingun vetë dhe zëvendësuar opozitën e sovranit me opozitën ë tij të kartelit, pra me ato parti që i regjistroi me firma të mbledhura nga PS".
Grupi i hetimit ka marrë në pyetje mjekun anestezist dhe stafin që asistoi operacionin e 16-vjecares Blerta Pepa e cila humbi jetën 24 orë më parë pas një ndërhyrje në një spital privat në Tiranë. Stafi mjekësor, në dëshminë e dhënë për grupin e hetimit, e ka cilësuar ngjarjen si “një rast fatkeq”. Mjekët kanë sqaruar se ky është një rast tepër i rrallë. Prokuroria ka urdhëruar mjekësinë ligjore të bëjë raportin e autopsisë për viktimën.
Lulzim Basha i ka bërë thirrje Edi Rames, me anë të një letre, të pranojë pa kushte ofertën e propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e krizës. Ai shkruan se pranimi i paketës të propozuar nga SHBA do të garantojë kushtet për një proçes të lirë dhe të ndershëm për qytetarët e Shqipërisë. Basha ka konfirmuar gatishmërinë e opozitës për implementimin e plotë të paketës, pa asnjë vonesë.
24 orë pas zbulimit rastësor të një kufome në Dajt, dalin të tjera detaje. Sipas policisë, kufoma është e djegur dhe i mungojnë një pjesë ë gjymtyrëve. Trupi u gjet në një zonë të pyllëzuar, i ekspozuar nga faktorët natyrorë sepse nuk ka qënë as i mbuluar, as i groposur. Policia e ka të vështirë identifikimin sepse trupi është i djegur dhe në gjendje të keqe, çka e bën nxjerrjen e të dhënave shumë të vështirë.
Pavarësisht se ende nuk është gjetur një zgjidhje për krizën politike në vend, kryeministri Rama do të çelë të enjte fushatën elektorale tek Piramida, shumë afër çadrës të ngritur nga Partia Demokratike. Selia roze njoftoi me anë të një deklarate se të enjte hapet zyrtarisht fushata elektorale e Qarkut të Tiranës.
Takimi prej 3 orësh, mes Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, duket se ka sjellë zgjidhjen e krizës politike në vend. Të dy liderët dolën bashkë nga takimi dhe pranuan se ka një marrëveshje. "Kemi një marrëveshje, bazuar te paketa McAllister. Kjo marrëveshje do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm më pas do të kemi një komunikim publik", tha Basha. Ndërsa Rama tha se ishte 100% dakort me Bashën.
Menjëherë pas takimit, Lulzim Basha i’u drejtua çadrës së Lirisë për të dhënë lajmin e mirë për arritjen e marrëveshjes politike që i jep fund ngërçit në Shqipëri. Duke deklaruar mbylljen e cadrës, Basha tha se Partia Demokratike dhe aleatët e saj që ju bashkuan kauzës dhe deri dje i qëndruan vendimit për bojkot të zgjedhjeve, nga dita e nesërme do të nisin fushatën elektorale për garën në zgjedhjet parlamentare.
Trego më shumë