Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan. Yee tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato, por Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike. Ai e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë.
Një tjetër takim është duke u zhvilluar mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe atij të opozitës Luzlim Basha, për teknikalitetet e paktit. Takimi vjen një ditë pas arritjes së marrëveshjes që nxori vendin nga kriza politike. Lajmi është konfirmuar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Takimi po zhvillohet në Pallatet e Kongreseve dhe të dy liderët shoqërohen nga stafi i tyre teknik.
Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) po shqyrton 9 nominime të Trashëgimisë Botërore me kritere natyrore për vitin 2017 dhe Shqipëria është në mesin e vendeve të përzgjedhura. Procesi i vlerësimit ka përfshirë misionet në terren si dhe konsultimet në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe lokal. IUCN u konsultua gjerësisht me ekspertë, të cilët kanë njohuri përkatëse të vendeve apo vlerave natyrore që ata përfaqësojnë.
OSBE në Tiranë ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Basha, pas më shumë se 3 orëve negociata mbrëmjen e kaluar në Kryesinë e Kuvendit. OSBE ka reaguar nëpërmjet rrjetit social Twitter, ku thuhet: " Urime qeverisë dhe opozitës për Marrëveshjen! Prezenca OSBE e gatshme të mbështesë fort reformën zgjedhore për zgjedhje të lira e të ndershme.
Kreu i LIBRA, Ben Blushi ka ironizuar marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe opozitës. Duke e vlerësuar pjesëmarrjen e opozitës tashmë në zgjedhje, ai ka analizuar si të pavlerë faktin që gjithë protesta e opozitës u mbajt vetëm për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Ai nuk e ka kursyer ironinë me Bashën, teksa thotë: “Luli sot duket si zv/kryeministër i Edit. Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!”
Basha ka zhvilluar një takim në selinë blu me aleatët. Mësohet se Nard Ndoka pritet të kandidojë në Shkodër, ndërsa Dashamir Shehi në Tiranë. Garanci për të qenë në listat fituese ka marrë edhe Agron Duka. Nuk është konfirmuar ende nëse do të mbeten jashtë listës aleatët e tjerë, si Fatmir Mediu e Vangjel Dule, i cili po zhvillon takim me Bashën. Jashtë listave të PD mund të ngelen Kreshnik Spahiu dhe Eduard Ndocaj.
Një ndër deputetët më të vjetër të PD-së, Genc Ruli ka deklaruar se do të tërhiqet politika. Ruli nuk ka dashur të shprehet lidhur me ketë vendim, megjithëse ka thënë se do të japë shpjegime në një moment të dytë. Vendimin ai ia ka komunikuar ditët e fundit edhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Genc Ruli ka qenë 4 herë ministër dhe 5 herë deputet në kohën e Sali Berishës dhe është një ndër themeluesit e PD-së.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot në Facebook, emërimet e reja në polici me urdhër të kreut të policisë Haki Çako. Berisha shkruan: "Oficeri dixhital denoncon emërimin si narko shef komisariti në Kavajë të ekstremistit Aliosha Brokaj dhe emërimin e ushtarit besnik të Saje qorrit dhe Milit të partisë, Besnik Qebinit, shef krimesh në Kombinat, ku po mobilizon bandat e krimit për ish narko-ministrin Tahiri!"
Burime pranë PD kanë konfirmuar emrat e mundshëm që do të drejtojnë fushatën e demokratëve në 12 qarqet e vendit. Kryesoret janë: Lulzim Basha në kryeqytet, Edi Paloka në Shkodër, Edmond Spaho në Elbasan, Oerd Bylykbashi në Durrës, Arben Ristani në Fier, Aldo Bumçi në Lezhë, Enkelejd Alibeaj në Vlorë. Në Korçë emrat e mundshëm janë Genc Pollo dhe Eno Bozdo dhe në Gjirokastër janë Ylli Asllani dhe Roland Bejko.
Në 18 maj Kolegji Zgjedhr do të vendosë ankimimin e PAA-së për shpalljen e pavlefshmërisë së rregjistrimit të listave të kandidatëve. Nëse Kolegji vendos kundër KQZ-së dhe rrëzon datën 18 qershor, atëherë Presidenti i Republikës do të caktojë një datë të re, që pritet të jetë në vjeshtë, Kohë që ka kërkuar edhe opozita. Por nuk dihet nëse qeveria do të plotësojë kërkesat e tjera të opozitës për ministrat teknikë.
Trego më shumë