Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Burime pranë PD kanë konfirmuar emrat e mundshëm që do të drejtojnë fushatën e demokratëve në 12 qarqet e vendit. Kryesoret janë: Lulzim Basha në kryeqytet, Edi Paloka në Shkodër, Edmond Spaho në Elbasan, Oerd Bylykbashi në Durrës, Arben Ristani në Fier, Aldo Bumçi në Lezhë, Enkelejd Alibeaj në Vlorë. Në Korçë emrat e mundshëm janë Genc Pollo dhe Eno Bozdo dhe në Gjirokastër janë Ylli Asllani dhe Roland Bejko.
Në 18 maj Kolegji Zgjedhr do të vendosë ankimimin e PAA-së për shpalljen e pavlefshmërisë së rregjistrimit të listave të kandidatëve. Nëse Kolegji vendos kundër KQZ-së dhe rrëzon datën 18 qershor, atëherë Presidenti i Republikës do të caktojë një datë të re, që pritet të jetë në vjeshtë, Kohë që ka kërkuar edhe opozita. Por nuk dihet nëse qeveria do të plotësojë kërkesat e tjera të opozitës për ministrat teknikë.
Dy persona janë qëlluar me armë zjarri mëngjesin e kësaj të mërkure në një lokal pranë stadiumit “Kastrioti” në Krujë. Të plagosur kanë mbetur shtetasit Ramazan Shullazi dhe Genc Goga të cilët janë qëlluar nga një person i tretë i cili mësohet se ndodhej me ta në tavolinë. Nuk dihen ende motivet që çuan në përdorimin e armëve të zjarrit brenda në ambientet e lokalit.
Policia ka sekuestruar në Fushë-Krujë 30 kallëpe eksploziv me peshë 6 kg, 29 copë kapsolla detonatore ku 13 copë ishin të përgatitura me fitil zjarrpërcjellës, 4 celularë dhe një mjet tip Benz. Në sajë të operacionit të koduar “Saga” janë arrestuar Vjollca Sorra, 42 vjeçe, Edmond Demiri, 32 vjeç, Robert Doku, 30 vjeç dhe Viktor Hanaj, 33 vjeç, nga Burreli. Ndaj tyre rëndon akuza e trafikut të lëndëve plasëse.
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka sqaruar mundësinë për ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Ai shpjegon se Kushtetuta përcakton rregullin që llogarit vetëm fundin e mandatit, pra datën 9 shtator. Pra data 18 qershor e deklaruar nga Nishani është thjesht ligjore dhe jo kushtetuese. Kushtetuta përcakton se periudha zgjedhore përcaktohet nga Kodi Zgjedhor, përkatësisht: 15 mars-30 qershor dhe 15 shtator-30 nëntor.
Policia e Shkodrës zbuloi mbi 800 bimë kanabisi të kultivuara në një pronë publike në Burga, të fshatit Lekaj në Shkodër, ndërsa dy persona u vunë në pranga. Aty policia gjeti 10 parcela me 827 bimë narkotike Cannabis Sativa, me gjatësi 10 – 15 cm. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë Altin Celi, 25 vjeç dhe kryeplaku i fshatit, Nikoll Plepi, 62 vjeç. Në kërkim u shpall shtetasi me inicialet A. C, 28 vjeç.
Reagon Partia Demokratike pas dështimit të negociatave mbrëmjen e kaluar. Në deklaratën e detajuar, opozita shprehet se e ka pranuar paketën McAllister dhe falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kritike. Tani pritet vendimi nëse kryeministri Edi Rama do të pranojë plotësisht paketën McAllister.
Menjëherë pasi PD bëri të ditur ecurinë e negociatave ka reaguar edhe kreu i LSI, Petrit Vasili. Ai thotë se nuk duhet humbur asnjë orë më shumë për zgjidhjen e menjëhershme të situatës politike, duke theksuar dhe njëherë se “LSI është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës”.“ Paketa duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dy palët.”, tha Vasili.
Ka reaguar Partia Socialiste në një deklaratë për media dhe është shprehur se PD duhet të heqë dorë nga shantazhet dhe të kthehet në garën e rrugës demokratike. “Për Partinë Socialiste, rezultat pozitiv do të thotë garanci si asnjëherë për opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit, në respekt të Kushtetutës, ligjit, interesit të qytetarëve shqiptarë dhe sugjerimeve dashamirëse të partnerëve tanë ndërkombëtarë".
Dy persona kane tentuar te grabisin nje argjendari ne qytetin e Shkodres duke tentuar te shpojne murin nga nje dyqan berberi qe ndodhej ngjitur. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme rreth ores 11. Grabitesit jane larguar pasi nuk kane arritur te realizojne planin. Rasti eshte denoncuar nga berberi qe ka dyqanin, pasi kishte vene re ne mengjes shenjat ne murin e dyqanit. Policia ka nisur hetimet.
Trego më shumë