Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Pas perfundimit te afatit te aplikimit per vendet vakante per anetareve te Keshillit te Larte te Prokurorise, Avokati i Popullit publikon emrat e kandidateve per kete pozicion. Kandidatet jane: Tartar Bazaj, Petrit Gaçi dhe Ilir Nikolla. Kesaj liste mund ti shtohen te gjithe ata qe mund te kene derguar aplikimin e tyre me poste brenda dates 8 maj.
Prej rreth dy javesh jane shtuar masat e sigurise per Ylvi Beqjan, i cili ruhet nga forca te shumta policore. Ai eshte deshmitari kyç ne çeshtjen kunder Emiljano Shullazit dhe miqve te tij. Te pandehurit akuzohen per krime te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal, gjobevenie ndaj biznesmeneve, shkaterrim te prones me tritol dhe kercenimin e profesor Mynyr Konit. Seanca e trete ndaj Shullazit pritet te zhvillohet ne 23 maj.
Gazetari Kastriot Myftaraj reagon ndaj letres qe Kadare i dergoi ambasadores se BE ne Tirane, Vlahutin. Ne shkrimin e tij, Myftaraj thote se ndryshe nga Kadare, ai i ulet ne gjunje te gjithe hebrenjve te botes dhe u kerkon falje per "urrejtjen qe permban vepra e Kadarese".Gazetari madje e akuzon Kadarene si agjent te KGB-se, akuze qe sipas tij eshte thene nga gruaja e Kadarese dhe per te cilen do te sjelle edhe prova.
Jane arrestuar sot ne Tirane Deli Xhixha dhe djali i tij Xhemal Xhixha, per kultivimin e bimes narkotike kanabis. Ne pjesen e pasme te baneses se tyre ne Qenam jane gjetur te mbjella 76 bime kanabis. Ne kontrollin e baneses jane gjetur dhe sekuestruar edhe 137 fara kanabis dhe 5.6 kilogram lende Cannabis Sativa. Te arrestuarit perballen me akuzat: "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve" dhe "Kultivimi i bimeve narkotike".
Pas deklaratave te Berishes nga çadra e protestes, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar nje foto kampingu ne Facebook dhe ironizon Lulzim Bashen dhe Sali Berishen. Ne foto kreu i PD, Basha sheh enderr sikur kryeministri Rama ka dhene doreheqjen ndersa Berisha e kujton se duhet te pergatiten per protesten e 13 majit.
Operacioni i Policise Kufitare te Vlores ka bere te mundur bllokimin dhe sekuestrimin e nje mjeti te fuqishem, te modifikuar per transport ne sasi te medha te lendeve narkotike. Sipas eksperteve, gomonia mund te perballoje dallge deri ne 7-8 balle. Mjeti i gjetur eshte ne pronesi te shtetasit me inicialet G.M 30 vjeç, nga Vlora. Forca te shumta policore po kontrollojne zonen ku u gjet mjeti.
Policia po merr masat per protesten e opozites diten e shtune. Mbi 2 mije police do te angazhohen per te siguruar qetesine publike. Mesohet se do te kete edhe police civile ne rradhet e protestuesve. Pavaresisht se opozita ka theksuar se do zhvillohet nje proteste paqesore, nderkombetaret dhe Policia e Shtetit mendojne se mund te kete trazira. Ne gatishmeri do te jene edhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte dhe repartit RENEA
Zevendes ndihmes sekretari i Shtetit per Europen dhe Azine, Hoyt Brian Yee, do te zhvilloje sot nje vizite ne Tirane, ku do te takohet me lideret politike shqiptare. Vizita ne Shqiperi synon gjetjen e nje marreveshje mes maxhorances dhe opozites, qe kjo e fundit te futet ne zgjedhje. Ai u shpreh kunder bojkotit te Parlamentit. Zyrtari i larte i deklaroi gjithashtu se Amerika do te qendroje prane çdo vendi te rajonit.
Dje në mbrëmje është ekzekutuar 60-vjecari Hajredin Lleshi, në afërsi të banesës së tij në Rukaj të Matit. Mësohet se para tre vjetësh atij i kanë ekzekutuar edhe të vëllain, shtetasin Xhavit Lleshi. Ngjarja ka si motiv hakmarrjen për nje vrasje të ndodhur në Angli vite më parë. Të dy viktimat janë ekzekutuar me breshëri automatiku.
Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së Ramës, i cili tha se PD ka humbur mbështetjen e demokratëve brenda vendit dhe të ndërkombëtarëve jashtë vendit. Sipas tij, shqiptarët e dhanë përgjigjen në protestë me bashkimin e tyre më të madh, duke kërkuar përmbysjen e Republikës së Vjetër. " Në njërën apo tjetrën mënyrë, krimi do të çmontohet, droga do të çmontohet, republika e vjetër do të përmbyset", shtoi ai.
Trego më shumë