Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në 100 %, kanë reaguar serbët përmes komenteve në rrjetet sociale. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është kërcënuar me jetë në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në samitin e nëntë të Bosforit në Stamboll, ka deklaruar se nëse paqja nuk mund të vendoset, çmimi i saj do të paguhet nga miliona jetë të tilla si luftërat botërore. Ai theksoi se ideja dhe projekti i BE janë të rrënjosura në këtë situatë. “Ne duhet të përqendrohemi në tema që na lidhin më shumë sesa në ndarjen e problemeve”, citoi ai.
Mesatarisht, 137 gra vriten çdo ditë në botë nga partneri apo një i afërm i familjes, sipas të dhënave të zyrës së Kombeve të Bashkuara për krimin dhe drogën. Më tepër se gjysma e 87.000 femrave të vrara në vitin 2017 vdiqën prej duarve të njerëzve të afërt: nga kjo shifër, afërsisht 30.000 humbën jetën prej partnerit dhe gati 20.000 nga një familjar.
Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç ka dhënë dorëheqjen nga pozita e Kryetarit të kësaj komune. Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç konfirmoi paraprakisht se dorëheqje do të japin gjatë ditës edhe kryetarët e tri komunave të tjera veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe. Ndërkohe qytetarët serbë sot do të protestojnë sot për taksën ndaj mallrave serbe.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Elbasanit, Besnik Cani, njëherësh edhe kandidat për KLP. Për Prokurorin Cani, njëkohësisht këshilltar i komanduar i Arta Markut, ILDKPKI thekson se ka bërë deklarim të saktë, ka burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë. Në lidhje me pastërtinë e figurës, DSIK vlerëson se ai nuk ka patur kontakte të papërshtatshme.
Kryeministri Rama, deklaroi sot se nuk do të jepet më asnjë leje ndërtimi për fshatra turistikë që kthehen në lagje banimi. Gjatë një takimi me investitorë, ai nënvizoi se vendi ka nevoja të domosdoshme për hoteleri. Si rast specifik, ai iu referua Golemit, ndërsa shtoi se një tendencë e tillë është shfaqur furishëm dhe bregdetin e jugut.
Ministri Ditmir Bushati ka pritur në Tiranë një delegacion nga Sllovenia, i cili ka shprehur gatishmërinë për të investuar edhe në mjediset shqiptare. Përmes një konference të përbashkët për mediat, mes Bushatit dhe Cerar u theksua rëndësia e një intensifikim të marrëdhënieve në disa fusha si mundësi për të përafruar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy popujve.
Presidenti Meta ka pritur në një takim një nga personalitetet më të larta të sportit vlonjat, Mexhit Haxhiu, i cili kontribuoi në edukimin e të rinjve duke mbjell tek ata dashurinë për sportin. Përmes një statusi në “Facebook”, ai shkruan se ka marrë dhuratë një libër të Haxhiut i titulluar “Kartoni i Kuq”, të cilin siç shton Meta mezi pret ta lexojë.
Gjykata ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg ish gjyqtarin Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion. Prokuroria kërkoi 4 vite burg për gjyqtarin Shkëlqim Miri, por pranua gjykim i shkurtuar duke u dënuar me 1.8 vite burg.
Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë portierin e Partizanit Alban Hoxha, i cili u ndalua dy ditë më parë nga policia pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur. Gjykata ka vendosur masë e sigurisë “detyrim paraqitje” pë Hoxhën, i cili dy herë në muaj duhet të paraqitet në prokurori. Ish-portieri i Kombëtares është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur.
Trego më shumë