Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Presidenti Meta dekoron sot Ish-Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri, Aleksandër Arvizu. Ceremonia u mbajt në institucionin e Presidencës në prani të shumë personaliteteve shqiptare. Vetë Ish-Ambasadori u shpreh i emocionuar për këtë nderim që i bëhet.
Gjatë fjalës së tij në takimin me zyrtarë politike të vendeve të rajonit, Komisioneri i BE Johanes Hahn u shpreh se Shqipëria ka bërë progres në implementimin e reformës në drejtësi. Ndërkohë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Hahn pohoi se BE kërkon një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Rama ka kërkuar projekte ambicioze për turizmin në Shqipëri duke njoftuar një sërë risish. Ai pohoi se këtë vit Shqipëria përjetoi sezonin më të mirë turistik jo vetëm për numrin e turistëve por dhe të ardhura dhe rritje të punësimit. Në Konferencën e investitorëve të turizmit, Rama tha se sot do të firmosen disa marrëveshje të rëndësishme.
Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për familjet që preken nga Unaza e Re dhe po largohen nga banesat e tyre duke përfituar sipas tij sipas ligjit. Rama thotë se familjet po ndahen nga lukunia e SHQUP-it dhe sipas tij hesapet e Lul Kadriut s’kanë lidhje me interesat e qytetarëve.
Gjykata e Krujës pranon gjykim të shkurtuar për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja i akuzuar për dhunimin e Xhisiela Malokut. Në seancën e sotme ku u pranua edhe gjykimi i shkurtuar ishte e pranishme dhe Xhisiela Maloku, e cila në këtë proces ka statusin e të dëmtuarës.25-vjeçarja mësohet se ka deklaruar para gjyqtares Engjëllushe Tahiri se ka gënjyer për të gjithë kallëzimin e saj.
Gjatë fjalës së tij në samitin e investimeve në turizëm, Ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh se po investohet nga veriu në jug në fushën e turizmit. Ministri tha se 10 marka ndërkombëtare zgjodhën të investojnë në Shqipëri, ndërsa përmendi edhe “Prestige Resort” si një nga kompanitë që ka investuar në turizëm dhe ofron shërbimin më të mirë. Sipas tij, sfida e sotme mbetet arritja e 10 mln turistëve një vit.
Ukraina shpalli gjendje lufte, pas kapjes së tri anijeve të saj detare dhe 23 pjesëtarëve të ekuipazhit, të dielën nga Rusia. Pas debateve të nxehta, ligjvënësit e mbështetën kërkesën e presidentit Petro Poroshenko për të sjellë në fuqi ligjin ushtarak, që do të zgjasë 30 ditë duke filluar nga 28 nëntori. Përplasja detare ndodhi jashtë brigjeve të Krimesë, gadishull i Ukrainës i aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
Ish-Ministri Manjani ka bërë thirrje për arrestimin e policëve që sipas tij dhunuan 18-vjeçarin Daniel Drobaj, i cili akuzohet për plagosjen e efektives Ina Nuka. Ai shkruan se si Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut ashtu dhe Kushtetuta, e ndalojnë torturën. Sipas tij nëse këtij shteti i ka mbetur pak respekt për demokracinë duhet që të arrestojë policët që kryen krimin e torturës ndaj 18-vjeçarit.
Dy ditë pas arrrestimit, Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Ajaks Boshnjakun. Trupa gjykuese vendosi ndaj tij masën e sigurisë "detyrim paraqitje" ndaj tij. Boshnjaku, i cili ishte shpallur në kërkim për përplasjen me armë në zonën e Bllokut, u vetëdorëzua në polici mbnrëmjen e së dielës, i shoqëruar nga avokati i tij.
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Miro Cerar, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me ministrin Ditmir Bushati dhe personalitete të tjera të vendit. Në orën 9:30, Cerar do të takohet në ambjentet e Ministrisë së Jashtme me Ministrin Bushati dhe në orë 10:30, të dy Ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në sallën e konferencave.
Trego më shumë