Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kryeministri Zoran Zaev mohon kontaktin me Ish-Kryeministrin në arrati Nikolla Gruevski, para se ky i fundit të largohej nga Maqedonia drejt Hungarisë. Zaev ka pohuar se nëse do të ndodhte një bisedë e tillë mes tyre, kjo me automatikisht do të konsiderohej si ikje me marrëveshje.
Presidenti Meta refuzon të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Meta ka njoftuar me shkresë Kuvendin, ndërsa thekson se për shkak të vakumit ligjor nuk hedh dot shortin e KED. Referuar burimeve, pritet që shortin për KED ta hedhë Kuvendi pas datës 5 dhjetor.
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në sitën e Vetting-ut. KPK ka shkarkuar sot nga detyra Gjyqtarin e Apelit të Shkodrës Luan Dervishi, i cili ishte dhe kandidat për KLGJ. ILDKPI, thekson se gjyqtari në fjlaë ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë, ndërsa nga të dhënat e tjera të siguruara nga DSIK theksohet se ai rezulton të jetë i përfshirë në afera korruptive.
Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë natës shkaktuan përmbytje në disa zona të qytetit të Durrësit. Uji në rrugë arriti disa centimetra e për pasojë pati vështirësi në qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve. Përmbytjet në rrugët e Durrësit shfaqen sa herë ka reshje intensive shiu pasi kanalizimet nuk e përballojnë largimin e ujrave. Këtë mëngjes situata ishte normalizuar, pasi intensiteti i reshjeve ra.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë, Kryeministri Rama pohoi se vendimi i Kosovës për të vendosur taksë 100% për produktet serbe është vendim irracional në kushtet normale në qasjen e dyfytyrësisë të Serbisë kundrejt Kosovës. “Serbia po bllokon Kosovën duke kërkuar tërheqjen e njohjeve është provokuese dhe shqetësuese”, ka cituar ai.
Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë ditës së djeshme, sot punonjësit e ARRSH-së dhe të bashkisë kanë dalë në terren për të hequr shtyllat e ndriçimit dhe pemët në të dyja anët e rrugës ku do të kalojë segmenti i “Unaza së Re”. Punonjësit e bashkisë kanë ndërprerë punën për heqjen e shtyllave pas kundërshtimit të banorëve, por bashkë me ta, protestuesit kanë larguar edhe grupet e vlerësimit të ARRSH-së.
18 vjeçari, Daniel Dobraj, i cili dyshohet se është autori që hodhi kapsolle ndaj polices, Ina Nuku, pritet të dalë pasditen e sotme para gjykatës për masën e sigurisë. Seanca e parashikuar për tu mbajtur paradite është shtyrë për në orën 15:00. Paraditen e së shtunës ai është marrë në pyetje nga prokurorët e çështjes gjatë së cilës ka mohuar akuzën që të ketë qenë ai.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, do të nisë sot një aksion në Shkozë, në kuadër të projektit për Unazën e Madhe. Lajmin e ka bërë me dije vetë IKMT në një postim në faqen e tij në fb, ku njofton shembjen e 16 objekteve. "Nisim sot një aksion të ri në Shkozë, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, loti dy. Do të prishim 16 objekte me madhësi të ndryshme", thuhet në njoftim.
KPK konfirmon në detyrë Fiona Papajorgjin, kandidate për gjyqtare pranë Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht ushtron detyrën e këshilltares ligjore pranë këtij institucioni. Papajorgji, iu nënshtrua Vetting-ut në bazë të tre kritereve, ligjshmërisë së pasurisë, integriteti etik dhe profesional.
Goditet një rrjet i trafikut të drogës, i cili transportonte sasi të madhe narkotikësh nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Mediat raportojnë se nga 55 persona përfshirë edhe shqiptarë, që janë vënë nën hetim, në pranga kanë përfunduar 41, të cilët janë hetuar përgjatë dy vitesh nga 2015-2017. togat e zeza kanë dhënë menjëherë masën e sigurisë, teksa 30 janë lënë në burg dhe 11 të tjerë në “arrest shtëpi
Trego më shumë