Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Pas urdhrit të parë të Ministres Nikolla për mospërdorimin e celularëve në shkolla, vjen një tjetër pasues. Nikolla ka bwrw një udhëzim të ri edhe më të rreptë që vjen bashkë me sanksionet në rast shkeljeje nga nxënës e mësues. “Për sistemin arsimor parauniversitar, në mjediset e institucioneve arsimore është e ndaluar të disponohet telefon celular nga nxënësit dhe mësuesit”, citohet në udhëzim.
Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në veri të vendit, Shkodër. Mësohet se lëkundjet kanë qenë 2.6 ballë. Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lëkundjet janë ndjerë rreth orës 04:35, ndërsa epiqendra ka qenë 11 km në Jugperëndim të Dedaj në Shkodër, me një thellësi prej 19 kilometrash.
Pijet alkoolike dhe ato energjike nuk do të lejohen ligjërisht të konsumohen nga të miturit. Kuvendi i Republikë së Shqipërisë ka sjellë madje disa ndryshime në ligjin nr 9518 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit” ku theksohet se përveç pijeve alkoolike do të ndalohet edhe përdorimi i pijeve energjike dhe atyre të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar.
Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se deri më tani janë pritur dhe sqaruar mbi 60% e qytetarëve të prekur nga projekti i Unazës “Rehabilitim mbikalimi pallati me shigjeta-rrethrrotullimi shqiponja”. Konfirmimi ka ardhur nga përgjegjësja e Sektorit të Sigurimit të Tokës në ARRSH, Holta Deda. “Nga këta, 50 qytetarë kanë dorëzuar zyrtarisht dokumentet e pronësisë dhe kanë marrë një përgjigje zyrtare.
Aksi Levan-Tepelenë është bllokuar mëngjesin e sotëm për shkak të rrëshqitjes së gurëve nga skarpatet anësore. Masivi i gurëve është shembur pranë Poçemit, çka ka detyruar autoritetet të devijojnë lëvizjen. ARRSH bën me dije se në vend kanë mbërritur kompanitë kontraktore për normalizimin e situatës. Gjithë ata që lëvizin drej jugut duhet të përdorin rrugën e vjetër të Ballshit.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas protestës së mbajtur sot para parlamentit ku pati policë dhe panorë të plagosur. Mësohet se një grup pune i prokurorisë së Tiranës ka mbërritur në Spitalin e Traumës për të hetuar në lidhje me policët e dëmtuar dhe të goditur, dhe një grup tjetër i Prokurorisë së Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kryejnë veprimet në vendngjarje.
Policia e Shtetit i ka bërë thirrje protestuesve që të distancohen dhe mos ushtrojnë dhunë, pasi kanë mbetur të plagosur 6 efektivë policie. "Zotërinj qytetarë janë plagosur 5-6 efektivë, jo lutem mos hidhni kapsolla. Policia nuk ushtron dhunë. Jemi në detyrë, ju lutemi distancohuni", citohet në apelin e Policisë, ndërsa mësohet se efektivët e plagosur u dërguan menjëherë në spital.
Blendi Gonxhe është emëruar Drejtori i ri i Patentave pas dorëheqjes së Arben Isarajit pak kohë më parë. Mësohet se Gonxhe ka qenë më herët Drejtori i Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Arben Isaraj dha dorëheqjen nga posti në datën 22 tetor pas arrestimi të vëllait të tij për trafik narkotikësh.
Teksa në Kuvend po mbahet seanca plenare, jashtë godinës vijon protesta e banorëve të “Astirit”, të cilët kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre. Banorët po konfrontohen fizikisht me Policinë. Ndërkohë protestuesit po hedhin shashka dhe po tentojnë të hyjnë brenda ambjenteve të Kuvendit. Protestuesit po përdorin edhe fëmijë për të thyer kordonin e Policisë.
Në mbledhjen e Qeverisë është vendosur shpallja si ditë pushimi të premten e javës që vjen, datë 30 nëntor 2018. Kjo bën që javën e ardhshme festat të nisin që të mërkurën më 28 Nëntor e të vazhdojnë deri të dielën më 2 Dhjetor. Vendimi i Qeverisë thekson se dita e punës e datës 30 nëntor do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.
Trego më shumë