Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Pas taksimit të produkteve serbe me 100 % nga Kosova, ka reaguar edhe përfaqësuesja e Lartë e BE, Mogherini. Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të hiqet menjëherë taksa për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja. Duke e quajtur “shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s”, Mogherini ka thënë se ky vendim është kundër frymës së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim mes BE-së dhe Kosovës.
Ish-Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski ka thënë se Hungaria ka pranuar kërkesën për azil politik. Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se ndiqet politikisht nga Qeveria e vendit të tij dhe nuk po i ikën drejtësisë në Maqedoni. Gruevski është dënuar në vendin e tij me 2 vite burg për shpërdorim detyre, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Deri fundjavën e fundit të nëntorit, PD duhet të zgjedh Kryetarët e rinj të degëve. Kryetari Basha ka firmosur urdhrin për zhvillimin e zgjedhjeve për krerët e degëve të PD, në kuadër të ristruktiruimkit të kësaj force politike. Sipas urdhrit të firmosur nga vetë ai, zgjedhjet për krerët e rinj lokalë do të zhvillohen nga data 23 nëntor deri në 2 dhjetor.
Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme emrat e personave më të rrezikshëm në Korçë, që rezultojnë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Blutë iu bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për të dhënë informacion, ndërsa garantojnë ruajtjen e anonimatit. Policia po bën publike “listën e zezë” me emrat e personave të shpallur në kërkim, sipas qarqeve të vendit.
Kosova ka dështuar përfundimisht për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të "INTERPOL". Pas dështimit në raundin e parë, edhe në raundin e dytë të votimit, ajo nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e njërit nga mekanizmat më të rëndësishëm të sigurisë në botë. Votimi i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it për Kosovën ishte 68 vota “pro”, 51 “kundër” dhe 16 “abstenime”.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çikago. Spitali Mercy është përgjakur nga një sulm me armë zjarri, ku janë shënuar viktima të shumta. Mësohet se një person ka hyrë në spital dhe ka qëlluar disa persona. Sipas “ABC Chicago”, një person i dyshuar është qëlluar dhe se është evakuuar edhe spitali. Policia e ka njoftuar se nga të shtënat që kanë ndodhur në spital, veç të pagurëve, dyshohet se ka edhe të vrarë.
Guvernatori i BSH, Gent Sejko ishte sot i pranishëm në Komisionin e Financave në lidhje me pr/buxhetin 2019. Ai e përqëndroi fjalën e tij bazuar në tre shtylla kryesore, ndërlidhjen mes ecurisë së ekonomisë dhe politikës fiskale, gjykimin e Bankës së Shqipërisë mbi ndikimin e strategjisë së si edhe në hartimin e një analize të përgjithshme të treguesve të qëndrueshmërisë së financave publike të vendit.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur mos-kompetencë lidhur me dosjen e korrupsionit me autostradën Tiranë-Elbasan. Dosja ndaj ish-kreut të rrugëve, Dashamir Xhika, ka kaluar tek Gjykata e Tiranës. Ndaj këtij të fundit ka rënë akuza e korrupsionit, ndërkohë që tashmë akuzohet vetëm për shpërdorim detyre.
Pas radhësh të gjata të krijuara është normalizuar situata në Kapshticë. Ka nisur pas disa orësh kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve drejt Greqisë. Në doganën tonë, ka radhë kamionësh dhe mjetesh të vogla që presin të kalojnë. Që prej ditës së djeshme pala greke nuk ka lejuar kalimin e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, duke bërë thirrje ndaj drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes nga ngricat që mund të krijohen gjatë natës. Më tej ARRSH bën me dije se në të segmentet ku reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin normal të mjeteve janë vënë në punë borëpastrueset.
Trego më shumë