Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Prokurori publik i Arabisë Saudite ka dalë në përfundimin se një oficer i lartë i inteligjencës urdhëroi vrasjen e Jamal Khashoggi dhe jo Princi Mohammed bin Salman. Gazetarit iu dha një injeksion vdekjeprurës pas një përplasje me agjentët në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, tha një zëdhënës për gazetarët. Prokurori ka akuzuar 11 vetë për vrasjen dhe po kërkon dënimin me vdekje për 5 prej tyre.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Qafë Thanës, në aksin Pogradec-Prrenjas. Mësohet se një autobus me gjimnazistë nga Roskoveci është përmbysur duke rënë afër greminës e për pasojë kanë pësuar lëndime e janë plagosur disa prej tyre. Ndërkohë një prej personave që ndodhej pranë autobusit ka njoftuar policinë e Pogradecit dhe të Prrenjasit për ngjarjen e ndodhur.
Presidenti Ilir Meta e ka dekretuar Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm. Dje, Meta ka dekretuar dhe lirimin e tij nga grada Gjeneral. Kërkesa për lirimin e Lleshit ka ardhur vetë nga ky i fundit, i cili kërkonte që të mos ishte më pjesë e ushtrisë që t'i hapej rruga për emërimin në postin e Ministrit të Brendshëm.
Presidenti Meta ka dekretuar sot nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj, i cili është propozuar nga Kryeministri Edi Rama për postin e Ministrit të Brendshëm. Dekretimi nga Meta, i hap kështu rrugë emërimit të Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme, ndërsa aktualisht mban postin e Zv/Ministrit.
Sot skadon afati për të dekretuar Sandër Lleshin si Ministër i Brendshëm. Presidenti Meta, pritet të marrë një vendim nëse do dekretojë ose jo propozimin e Kryeministrit Rama, dërguar në Presidencë për herë të dytë. Një ditë më parë, Meta, deklaroi se e njeh shumë mirë Kushtetutën e vendit në lidhje me dekretimin e Ministrave dhe se asnjë lloj presioni nuk mund të ndikojë tek ai për të shkelur Kushtetutën.
Policia e Shtetit vijon të bëjë publik emrat e personave më të rrezikshëm të çdo qyteti. Pas Vlorës dhe Fierit, sot janë publikuar emrat e 12 të rrezikshmëve të Gjirokastrës. Këta persona janë ende në kërkim, dhe Policia bën thirrje se kush ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. “Ndihmo dhe ti në sigurinë publike,” shkruhet në njoftim.
Ministria e Brendshme e Malit të Zi ka reguar lidhur me informacionin nëse Gruevski se ka hyrë në këtë vend apo jo. “Lidhur me akuzat e publikuara, si dhe interesin e medias në këtë çështje, nëse Gruevski hyri në Mal të Zi më 11 nëntor 2018, ju bëjmë me dije se ai u largua nga Mali i Zi ditën që hyri në vendin tonë. Kemi respektuar plotësisht procedurat ligjore,” thuhet në deklaratë.
Lirohen nga burgu dy ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Cuko, të cilët u arrestuan në sajë të operacionit “Vol-Vo 4”. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, ku nga masa “arrest me burg” për dy ish-deputetët u caktua një masë më lehtësuese, “arrest shtëpie”. Kjo masë u caktua edhe për tre persona të tjerë që ishin të arrestuar.
Kuvendi i Shqipërisë sot do të mblidhet në orën 10:00 për të diskutuar një sërë çështjesh, të cilat janë parashikuar për rendin e ditës, ndërsa bien në sy edhe tema të mbartura nga legjislatura e kaluar.Bëhet fjlaë për “Projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” ose ndryshe për Shkollën e Magjistraturës si dhe “Projektligjin për në ndryshim në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”.
Pas fëmijëve 0-18 vjeç fishat e diabetit do të jenë falas edhe për studentët”. Deklarata vjen në Ditën Botërore të Diabetit, nga Ministrja Manastirliu në një aktivitet të zhvilluar për ndërgjegjësimin e qytetarëve në lidhje me masat për parandalimin e diabetit. "Me buxhetin e vitit 2019 do të mundësojmë që edhe për studentët, deri në 23 vjeç, fishat e diabetit të jenë falas", ka cituar ajo.
Trego më shumë