Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Arrestohet Ish-Ministri i Transportit të Maqedonisë Mile Janakieski dhe Ish-Sekretari i Qeverisë, Kiril Bozinovski. Ata janë arrestuar mbrëmë me kërkesë të prokurorisë speciale dhe vendim të Gjykatës Penale e më pas janë dërguar në burgun e Shutkës. Arrestimi ka ardhur si rezultat i arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Gruevskit dhe për të shmangur një largim të tyre policia i ka çuar pas hekurave.
Nje tërmet ka shkundur qytetin e Shkodrës. Termeti ka rënë vetem para pak minutash në këtë qytet ndërkohe që një natë me parë një tjeter është ndjerë në Malesine e Madhe. Momentalisht nuk raportohet për dëme materiale ndërsa ende nuk dihet se sa ishte shkalla e këtij termeti. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Pukë e Lezhë.
Në një kohë kur ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ish-Kryeministri Gruevski ka thyer heshtjen. Përmes një postimi, ai bëri me dije se ndodhej në Budapest ku ka kërkuar azil politik. “Gjatë këtyre ditëve kam marrë kërcënime për jetën. Tashmë jam në Budapest, ku i kam kërkuar autoriteteve hungareze azil politik. Do të ngelem besnik ndaj çështjeve të Maqedonisë. Nuk do të heq kurrë dorë!”, shkruan ai.
Politika shqiptare do të duhet të presë mesin e muajit dhjetor për të mësuar opionionin e Komisionit të Venecias mbi kërkesën e opozitës për Vetting-un në politikë. Referuar burimeve, mësohet se Komisioni në fjalë i ka përcaktuar datat kur do të diskutohet dokumenti, i cili vlerësohet thelbësor për vendimmarrjen politike në Tiranë.
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Ish-Kryeministrin Nikola Gruevski. Vendimi ka ardhur pasi prej disa ditësh nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij. Ai po kërkohet nga policia për të vuajtur dënimin prej 2 viteve burg për rastin “Tanku”, e cila ka të bëjë me blerjen e një makine luksoze “Mercedes” me vlerë prej 600 mijë eurove duke shkelur ligjin.
Zv/Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, kërkon nga Presidenti Meta, t’i heqë atij gradën e “Gjeneralit”, si zgjidhje për t’i hapur rrugë dekretimit si Ministër i Brendshëm. Kërkesa i është adresuar Kreut të Shtetit, në përgjigjen që Kryeministri Rama i drejtoi Presidentit.
Mosdekretimi i Sandër Lleshajt si Ministër i Brendshëm, nga Presidenti Meta, pas propozimit të Kryeministrit Rama, ka vendosur në lëvizje Partinë Socialiste. Sot socialistët do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nëse Presidentit i Republikës ka të drejtë të vendosë të mos dekretojë një propozim të kreut të Qeverisë për postin e Ministrit.
Monedhat kombëtare janë forcuar në të gjithë rajonin por në Shqipëri mbiçmimi i monedhës kombëtare Lekut, kundrejt Euros dhe Dollarit ka qenë më i forte. Të dhënat kombëtare të vendeve të përpunuara nga Banka Botërore tregojnë se, nga qershori 2017 deri në qershorin 2018, leku shqiptar është forcuar pothuajse me 5% në këmbim me monedhën e përbashkët euro dhe rreth 9% në raport me dollarin amerikan.
Pas ngjarjeve dhe thirrjeve raciste në Bularat, Shqipëri ka shpallur sot si person të padëshirueshëm eurodeputeten qipriote, Eleni Theocarus. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë dalje urgjente me anë të një deklarate të dhënë për mediat nga Këshilltari për Rajonin i Ministrit Ditmir Bushatit, Glevin Dervishi, i cili ka bërë publik vendimin e marrë për eurodeputeten.
Pas ngërçit të krijuar mes Presidencës dhe Kryeministrisë për dekretimin e Ministrit të Brendshëm, reagimeve iu është shtuar edhe ambasadorja franceze Christina Vasak. Kjo e fundit përmes një deklarate tha se Meta dhe Rama e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë lidhur me çështjen “Lleshi”. “Unë mund të reagoj si juriste por nuk më takon mua dhe kolegëve të mi të reagojmë për këtë situatë”, ka cituar ajo.
Trego më shumë