Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Banorët e zonës së “Astirit” kanë bllokuar sërish rrugën sot në shenjë proteste pas vendimit të qeverisë për shembjen e banesave të tyre. Ata njëzëri e kanë cilësuar vendimin në fjalë të padrejtë, ndërsa janë shprehur se nuk do të lejojnë shembjen e banesave deri në marrjen e dëmshpërblimit. Ndërkohë tubimi është shoqëruar me tensione, pasi një prej operatorëve të një televizioni ka rënë pre e dhunës.
Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, përgëzoi trupat shqiptare në Heart, për rolin e tyre në misionin kundër terrorizmit në Afganistan. Lajmi u bë e ditur nga Ministrja Xhaçka. “Trupat shqiptare në Heart, bashkë me kolegët e tyre nga Italia, SHBA, Sllovenia, Lituania dhe Ukraina, u vizituan dhe përgëzuan nga Stoltenberg për rolin e tyre që Afganistani të mos bëhet ‘parajsë’ për terrorizmin ndërkombëtar”, tha ajo.
Në konferencën për mediat raportuesi Fleckenstein, është shprehur lidhur me zhvillimet në Bularat të Gjirokastrës. Ai kërkoi që ngjarja të mos përdoret politikisht nga nacionalistët greke, ndërsa theksoi që dy vendet të jenë të hapura për të zgjidhur çështjen. “Nuk mendoj se ka nevojë të kemi nacionalistë grekë që të keëpërdorin këtë situatë të trishtë”, ka nënvizuar ai.
Raportuesi për Shqipërinë në PE, Fleckenstein ka reaguar për herë të parë pas konfliktit të krijuar mes Presidencës dhe Kryeministrisë së i takon çështjes së dekretimit të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm. Në një konferencë, ai pohoi se BE dhe Shqipëria duan që të kenë një Ministri të Brendshme funksionale, ndërsa ka theksuar se nuk është në dijeni të arsyeve përse Meta nuk e dekreton Lleshin.
Mësohet se ka nisur puna edhe për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministri Gjiknuri në një postim në “Facebook”, ku sqaron se kontrata ka një vlerë financimi prej rreth 36 mln euro. Kompania kontraktore fillon tanimë punën në terren duke ringritur kantierin dhe vazhduar investimin për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore", thuhet në njoftimin e Ministrit.
Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e sotëm duke bllokuar rrugën. Ata kanë deklaruar se nuk do lejojnë prishjen e banesave deri në marrjen e dëmshpërblimit. Me pankarta në duar banorët kanë zënë të dyja anët e Unazës së Re, e për këtë arsye është bllokuar totalisht qarkullimi. Në vend kanë shkuar forcat e policisë.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh të qartë për politikën shqiptare, duke nisur nga reforma në drejtësi dhe deri tek drejtimi i Ministrisë së Brendshme. Përmes një postimi në “FB”, ajo ka cituar: “Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme”.
Një Observator i Gazetarëve të Vrarë, që synon të dokumentojë masat e marra për të ndëshkuar krimet e zhvilluara kundër gazetarëve u krijua nga UNESCO me qëllim luftimin kundër pandëshkueshmërisë së autorëve. Ky Observator është një bazë të dhënash në internet mbi nivelin e përparimit të hetimeve gjyqësore të zhvilluara për çdo vrasje të gazetarëve të identifikuar nga UNESCO që prej vitit 1993.
Në vitin 2024 Tirana mund të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës. Bashkia e Tiranës ka hedhur kandidaturën për të qenë ajo qendra e kulturës në Evropë. Konfirmimi vjen nga Kryebashkiaku Veliaj, pasi mori pjesë në Konferencën e parë të Kryeqyteteve Evropiane të Kulturës ku drejtues vendorë, ekspertë dhe përfaqësues të njohur të artit, diskutuan mbi rolin e kulturës në zhvillimin ekonomik të qyteteve.
Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka deklaruar se duhet të ketë një Ministri të Brendshme funksionale."Kohët e fundit janë marrë operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar", u shpreh ai ndërsa theksoi se duhet të vijojë lufta kundër krimit të organizuar. Në lidhje me proceset integruese, ai u pohoi se Qeveria dhe bashkitë duhet të përfshijnë më shume shoqëritë civile.
Trego më shumë