Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kuvendi ka miratuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shkarkimin e ministrit Fatmir Xhafaj, pas dorëheqjes së tij rreh 1 javë më parë. Kuvendi ka miratuar me 75 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafës. Ky i fundit ka vendosur të braktisë sallën e parlamentit ne momentin qe parlamenti votoi per shkarkimin e tij nga detyra.
Komisioneri Hahn ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia tani mund të jenë dy vendet të cilat po "vrapojnë" drejt Bashkimit Evropian. Gjatë një interviste për gazetën gjermane Die Welt, Hahn pohoi se për një kohë të gjatë ka qenë Serbia dhe Mali i Zi përparuese drejt BE, por tani janë dy vendet e tjera, Shqipëria dhe Maqedonia.
Presidenti Meta ka dekretuar Helidon Bendon si Kreun e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta nga Presidenca. Mësohet se Presidenti dekretoi mbrëmë zëvendës Drejtorin në postin e Kreut të SHISH-it pas rreth 13 muajve, që kur e propozoi Kryeministri Rama. Meta paralajmëroi dekretimin e Bendos pak ditë më parë në një intervistë ku lavdëroi punën e tij.
Zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor 2019. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Më 31 tetor Presidenti Meta zhvilloi konsultime me palët përsa i përket datës së zgjedhjeve. Dekreti në fjalë mban numrin 10928, u firmos më 5 nëntor 2018, dhe hyn menjëherë në fuqi.
Ditën e nesërme në orën 10:00, pritet të mblidhet jashtë radhe seanca parlamentare për të votuar shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm. Ndërkohë burime nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste bëjnë të ditur se Sandër Lleshi është emëruar Zv/Ministër i Brendshëm.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm për ata që po aplikojnë për Lotarinë Amerikane. Bëhet fjalë për një mesazh gabimi që iu shfaqet aplikantëve në momentin që kryejnë procedurat për plotësimin e formularit. Ajo ka bërë me dije se ka probleme me sistemin, ndërsa ka apeluar se qytetarët duhet të riprovojnë aplikimin e tyre herë pas herë.
Nga 1 Janari nuk do të kryhet asnjë procedurë zhdoganimi për mjete më të vjetëra se 10 vjet. Në zbatim të këtij vendimi, mjetet e reja do të jenë Euro 4 ose 5, në nivelin e shkarkimit në mjedis. Qeveria ka shtyrë me 3 muaj regjistrimin e mjeteve që janë importuar para datës 31 dhjetor. Hapësirë ka për mjetet me interes historik edhe pse janë prodhim i para 70-ës. Për ato të targuara nuk ka kufizime moshe.
Tjetër lidhje transporti mes Shqipërisë e Mali të Zi. Bëhet fjalë për transportin liqenor përmes molit të Zogaj, Shirokës dhe Viropazarit. Bushati, bëri të ditur në Kuvend se do të ketë një linjë transporti mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi. Projekti do të fokusohet fillimisht te transporti i udhëtarëve. Perspektiva në fazën e 2 e të 3 do të shkojë dhe në pjesë që kanë lidhje me Velipojën e Bunën.
Prej më se 1 viti i akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës, Tahiri në konferencën për mediat ka thyer heshtjen. “Unë kam heshtur në respekt të hetimeve. Zgjodha të bëja qytetarin, të pres hetimet, siç nuk kanë bërë ata që kanë qeverisur për 30 vitet e fundit. Gazetarët plasin lajme bombastike, kanë gënjyer për mua. Sot unë kam vendimin e Gjykatës italiane ku provohet se nuk jam i përfshirë në afere”.
Rama, gjatë Konferencës Vjetore të Bankës së Shqipërisë “Politika monetare, Integrimi Ekonomik dhe Normaliteti i Ri”, deklaroi se BSH është i vetmi institucion që nuk është anatemuar nga njëra palë për llogari të kacafytjes me palën tjetër. Ajo ka luajtur një rol pozitiv në periudhën pas krizës dhe pikë referimi për të gjithë. Është një qendër e pakundërshtueshme e gravitetit dhe një trashëgimi e çmuar”.
Trego më shumë