Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Për Lulzim Bashën, zgjedhjet pa opozitën janë të papranueshme. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thotë se Rama po projekton një pushtet monist, që të qeverisë i vetëm, pa u shqetësuar nga populli dhe opozita. “Bashkimi ynë është e vetjma pengesë ndaj këtij plani ogurzi. Ose zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose zgjedhje të tjera në Shqipëri nuk do të ketë”, ka thënë Basha.
Një 15-vjeçare me inicialet B.P. ka ndërruar jetë gjatë një operacioni në një spital privat në Tiranë. Mjeku anestezist T. ZH, 53 vjeç, ka tentuar më pas të kryejë vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia njofton se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku si provë materiale është sekuestruar kartela mjekësore e 15-vjeçares.
Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Ish-kryetarin e komunës Shalë, Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish-vartësit e tij Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi, të cilët kanë falsifikuar dokumenta zyrtare, ku persona të ndryshëm janë bërë pronarë të tokave në zonën turistike, pa pasur të drejta ligjore për përfitim të pronësisë. Ata akuzohen se kanë shpërndarë rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit.
Mësohet se zyrtari amerikan Yee u ka thënë Bashës dhe Ramës se kanë vetëm 24 orë kohë që të bien dakort për paketën McAllister dhe ta njoftojnë para se ai të largohet. Yee u ka paraqitur palëve paketën McAllister që parashikon: disa ministra teknikë, kreun e KQZ, shtyrjen e zgjedhjeve dhe monitorimin e shtuar të tyre. Paketa ka si ndryshim ofrimin e postit të zv/kryeministrit dhe jo postit të presidentit për opozitën.
Pas takimit gati një orë me aleatët parlamentarë, për të diskutuar për paketën McAllister, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi që opozita do të mbajë në lidhje me propozimin e zyrtarit të DASH, Hoyt Brian Yee. Para marrjes së vendimit Basha është konsultuar me ish kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Me anë të një mesazhi në Facebook, Avokati Spartak Ngjela ka ngritur disa pyetje në lidhje me gjendjen politike në vend dhe nuk ka nguruar t'u japë përgjigje. Sipas tij, opozita do marrë pjesë në Parlament dhe do të votojë Vettingun. Ai thotë se, nëse PD nuk voton Vettingun atëherë më mirë mos të marrë pjesë në zgjedhje, pasi nuk do të pranohet nga KQZ sepse i ka humbur afatet.
Sot u zhvillua seanca e pare gjyqesore mes Bujar Nishanit dhe Bashkim Koplikut. Ka qene vete presidenti Nishani ai qe ka paditur ish-zv/kryeministrin Kopliku per nje artikull qe ky i fundit ka shkruar. Ne kete artikull Kopliku thote se presidenti vjen nga nje familje komuniste dhe jo antikomuniste e te persekutuar sic ka deklaruar. Nderkohe presidenti kerkon pergenjeshtrim te shkrimit, pasi e quan disinformues.
Pas takimit te zhvilluar dje midis Eduart Ndocaj dhe Bashes, deputeti i PS vendosi ti bashkohet opozites. Sot Ndocaj mori pjese ne cader dhe publikoi momentin kur Basha po paralajmeronte qeverine per protesta. Ai madje deklaroi se eshte zyrtarisht pjese e koalicionit te qytetareve dhe partise demokratike. Ndocaj tha se ka ardhur koha per zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe per perfshirje te emigranteve ne votime.
Qytetaret qe duan te perfitojne nga amnistia duhet te paraqiten prane drejtorive rajonale per plotesimin e formulareve te vetedeklarimit. Ky formular vlen per makinat qe jane cuar per skrap, te cilat do te crregjistrohen pas faljes se taksave. Qytetaret duhet te paraqiten me nje mjet identifikimi dhe me dokumentet e mjetit ne rast se i kane. Ne formular duhet plotesuar arsyeja pse mjeti nuk eshte ne qarkullim.
Beqir Xhilaj akuzohet per vrasjen e gruas se tij te peste. Ai pretendon se eshte i pafajshem dhe se viktima ka vrare veten, por kjo mundesi u rrezua nga policia. Ngjarja e rende ndodhi mbremjes e se premtes ne nje fshat te Shkodres. Sipas policise Xhilaj ka qene ne gjendje te rende psikologjike kur eshte marre ne pyetje dhe nuk ka dhene pergjigje te qarta. Ai eshte akuzuar edhe me pare per vrasjen e gruas se katert dhe ka kryer 6 muaj burg.
Trego më shumë