Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Nje dite pas arrestimit te tij me akuzen e "Thirrje publike per veprime te dhunshme", gazetari Kastriot Myftaraj lirohet me urdher te Prokurorise. Ai u arrestua pas publikimit te nje artikulli kunder ambasadores se BE ne Tirane, Romana Vlahutin. Myftaraj njihet per shkrimet e tij konspirative dhe ne artikullin per Vlahutin, e akuzonte kete te fundit se eshte pjese e tezes per Jugosllavine e re.
Gjate punimeve qe po kryhen per sistemimin e korridorit te kalimit te Gazsjellesit TAP, afer fshatit Turan, jane zbuluar disa rrenoja te hershme. Sipas vleresimeve mendohet se behet fjale per nje vendbanim qe daton nga periudha e hershme e epokes se hekurit, rreth shek. X-IX para eres sone. Punimet jane ndalur dhe eshte njoftuar Agjensia e Sherbimit Arkeologjik dhe disa arkeologe profesioniste kane nisur germimet.
Arrestohet shtetasi Amarild Muka per vjedhje te nje portofoli qe kishte 12000 leke dhe 600 euro dhe te nje makine te tipit Mercedes Benz. Dyshohet se ai ka hyre ne banesen e shtetasit A.R, ne oret e para te mengjesit. Policia e ka arrestuar ne flagrance ne autostraden Mamurras - Laç, ne drejtim te automjetit te tipit Mercedes Benz qe kishte vjedhur. Shtetasi ka qene i denuar edhe me pare per vjedhje.
Diten e djeshme Policia e Lezhes ka sekuestruar 9 mina me telekomande, te pajisura me telefon per shperthim ne distance, nje kallep tritoli dhe materiale te tjera qe sherbenin per pergatitjen e ketyre minave. Jane arrestuar dy persona, ndersa nje tjeter eshte shpallur ne kerkim. Ne pamjet qe ka publikuar Policia e Shtetit shfaqet nje prej trafikanteve me cante ne dore, qe sapo ka pikasur policine, ka tentuar te largohet.
Vazhdon operacioni “Shadow” në qarkun e Vlorës, duke sekuestruar edhe 62 kg të tjerë kanabis sativa e duke arrestuar një person. Operacioni policor ka vijuar në Lapardha, ku në stanin e Tahir Aliaj është gjetur dhe sasia e drogës prej 62 kilogramë. Lënda narkotike ishte e vendosur në 3 bidona plastikë, të fshehura në territorit e këtij stani. Aliaj, 74 vjeç është arrestuar dhe janë shpallur në kërkim dy djemtë e tij.
Kreu i grupit parlamentar te PD, Edi Paloka ka folur sot nga çadra dhe u ka kerkuar shqiptareve te marrin pjese ne protesten e opozites ne 13 maj. Paloka tha se kryeministri Edi Rama po "kercenon" ekzistencen e PD dhe u kerkoi te gjithe shqiptareve qe ti bashkohen protestes per te treguar se partia demokratike eshte nje force politike e forte.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga çadra e lirisë se “Më 13 maj, në Tiranë do të vërshojë e mbarë Shqipëria" ." Shqiptarët do të vërshojnë sepse u vodhe pasurinë”, tha Berisha. Deputeti demokrat shprehu “mirënjohje të madhe për Kavajën, që e bëri Edi Ramën të dorëzohet”. Berisha e ftoi Ramen ti ndiqte nga dritarja e zyres te gjithe protestuesit e te shtunes dhe garantoi se protesta do jete paqesore.
Trego më shumë