Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kryeministri Haradinaj ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se taksa ndaj mallrave serbe do të hiqet kur të njihet Pavarësia e Kosovës. Ai pohoi se prodhimi në vend ka qenë sfidë. Ai paralajmëroi se taksa mund të qëndroj gjatë deri sa Serbia ta njoh Kosovën e të zbatohen marrëveshjet e arritura mes dy vendeve.
Qeveria e Kosovës, përmes një deklarate hedh poshtë pretendimet nga aktorë të ndryshëm se masa prej 100 % ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, janë vendosur kundër qytetarëve serbë të Kosovës. Ai i konsideron të pavërteta, të paqëndrueshme dhe të papranueshme. “Ky vendim, vjen si rezultat i pengesave të vazhdueshme që Serbia po ia bën vendit tonë”, thuhet në deklaratë.
PE i bëri thirrje të enjten Këshillit të BE-së që të lëvizë përpara drejt liberalizimit të vizave për Kosovën. Në rezolutën të cilën e miratoi Parlamenti Evropian, theksohet se tashmë Kosova i ka përmbushur gjitha kushtet e kërkuara për liberalizim të vizave. Në këtë dokument flitet edhe për përparimin dhe ngecjet që institucionet e Kosovës i kanë bërë drejt progresit të agjendës evropiane.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Kosova do të bëhet me ushtrinë e saj gjatë këtij viti, konkretisht nga mesi i muajit dhjetor. I pyetur nga mediat lidhur me datën e mbajtjes së seancës në të cilën do të votohen ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, Veseli ka pohuar se për këtë çështje do ta thërrasë të hënën mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në 100 %, kanë reaguar serbët përmes komenteve në rrjetet sociale. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është kërcënuar me jetë në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.
Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç ka dhënë dorëheqjen nga pozita e Kryetarit të kësaj komune. Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç konfirmoi paraprakisht se dorëheqje do të japin gjatë ditës edhe kryetarët e tri komunave të tjera veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe. Ndërkohe qytetarët serbë sot do të protestojnë sot për taksën ndaj mallrave serbe.
SHBA u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që të heqin tarifat ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe tensionet. Ky qëndrim u shpreh në një deklaratë të zëdhënëses së DASH, pas një takimi që Sekretari i Shtetit, Pompeu pati me Presidentin Thaçi, ku ai i bëri thirrje Kosovës të përfitojë për të arritur një marrëveshje historiike me Serbinë.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për aplikimin e takës doganore në vlerën 100 % ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, ka ndikuar në ngritjen e çmimeve të disa artikujve të domosdoshëm ushqimor në Kosovë. Nga produktet e domosdoshme ushqimore të shtrenjtuara, janë, mielli, buka, sheqeri dhe vaji.
Mbledhja mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës sot në Pejë ka nervozuar dhe Presidentin Vuçiç. Ai shprehet se kjo mbledhje është një hipokrizi për të gjithë shqiptarët, por edhe për të gjitha ata që e lejojnë që të ndodhë një gjë të tillë. “Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”,
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës pritet të zhvillojnë sot nje mbledhje të përbashkët në Pejë. Heqja e roaming dhe unifikimi i doganave janë vendimet kryesore qe pritet të merren nesër. Bashkimi Evropian u ka kërkuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të heqin këtë tarifë, si formë lehtësimi për komunikimet në mes qytetarëve.
Trego më shumë