Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave e Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen e dytë të bashkëpunimit. Përmes kësaj marrëveshje palët kanë shprehur angazhimin e tyre për shkëmbimin e informacioneve, dokumentave dhe punonjësve me qëllim rritjen e kapaciteteve institucionale në fushën e sigurimit të depozitave.
Ramush Haradinaj është shtetasi më i ri i Republikës së Shqipërisë, sepse ai mori nënshtetësinë ditën e sotme, bashkë me të shoqen. Haradinaj me shumë mundësi, do të jetë kryeministri i Kosovës, edhe pse ende nuk i ka numrat që i duhen në Kuvend.
Në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që mbahet në Hungari gjer më 29 korrik, sporti i notit do të përfaqësojë Kosovën me katër garues, të cilët do të mundohen të arrijnë rezultate të mira. Notarët, bashkë me atletët dhe tenistët, janë stërvitur në Turqi, të dërguar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Zëvendësministrja e Financave e Republikës së Shqipërisë, Irena Beqirja, nesër do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me ministrin në detyrë të Financave, Avdullah Hoti dhe ministren në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami. Gjatë takimit pritet të diskutohet për çmimet referente që po vendosen nga pala shqiptare, si dhe për çështje të tjera që janë pjesë e marrëveshjeve të nenshkruara.
U hodh sot shorti për raundin kualifikues të sezonit 2017-2018 të Ligës së Kampionëve. Kukësi do të përballet me ekipin kampion të Moldavisë, FC Sheriff. akimi i parë do të luhet në Moldavi ndërsa i kthimit në Shqipëri. Trepça 89 e Kosovës do të përballet me kampionët e Islandës, Hafnafjordur.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të Nismës, Skënder Reçica u takuan me Stephen Banks, zv. Shefi i misionit të SHBA në Kosovë. Gjatë këtij takimi të zhvilluar në zyrat e Nismës për Kosovën, diskutuan për situatën pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit, dhe për thellimin e bashkëpunimit dhe komunikimit.
Kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se janë të bashkuar kundër koalicionin PAN dhe se asnjë deputet nga ta nuk do ta votojë Haradinajn për Kryeministër.
Presidenti Nishani ka mberritur dje ne darke ne Kosove dhe pritet te takohet me presidentin Thaçi. Nishanit do ti behet pritje ceremonale nga Grada e Nderit e FSK-se. Me pas ai pritet te takoje edhe kryeministrin ne detyre, Isa Mustafa. Ndersa diten e premte pritet te mbahet ceremonia e seances solemne, ku Nishani do te shpallet "Qytetar nderi i Komunes se Drenasit"
Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje ka shpalosur në Facebook platformën e parimeve të përgjithshme të dialogut, të zbërthyer në nëntë pika në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit. Nuk mund të lejojmë më që Serbia të hyjë mes nesh e midis nesh, shkruan ai ndër të tjera.
Angela Merkel uroi kryeministren e re serbe duke e kujtuar sef orcimi i sundimit të ligjit dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën janë kritere të rëndësishme në përpjekjet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Trego më shumë