Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Fatmir Limaj tha për zgjedhjet në Kosovë si dhe ofertën që ka marrë partia e tij nga LDK dhe VV. Sipas tij qeverinë do e formojë Ramush Haradinaj, pasi nuk ka kandidat tjetër. Ne do ta kemi shumicën dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës do të jetë zoti Haradinaj, tha ai.
Shqipëria angazhohet se nuk do të zbatojë vendimet e marra ditë më parë për prodhuesit e patates nga Kosova, sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Sipas ambasadorit, kjo situatë e shkurtër, që ka penguar produktet e patates që të shkojnë drejt tregjeve të Shqipërisë, ka përfunduar.
Tre partite opozitare kane propozuar dhe mbeshtetur votimin e mocionit te mosbesimit dhe rrezimin e qeverise. Deputetja e Kosoves Valdete Bajrami ka ftuar te gjithe deputetet per te votuar mocionin e filluar nga partia e saj. Ndersa vete Mustafa shprehet se ky mocion nuk ka baze argumentuese por ka si qellim destabilizimin e vendit dhe krijimin e mosbesimit ne institucione. Sipas tij vendi eshte rritur ekonomikisht.
Ramush Haradinaj tha ne konference per shtyp se qeveria filloi dhe perfundoi me turpin e vet te mashtrimit. Ai shtoi se rrezimi i qeverise "Mustafaj" eshte lajm pozitiv per vendin dhe kerkoi ndihmen e SHBA dhe BE per organizimin e zgjedhjeve te lira per te garantuar vullnetin e sovranit. Sipas Haradinaj hapi tjeter eshte formimi i shtetit ligjor dhe mbrojtja e qytetareve kosovare, si brenda edhe jashte kufijve te Kosoves.
Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi do te takohet sot me perfaqesuesit e partive te tjera politike, per te vendosur daten e zgjedhjeve. Ky takim vjen si pasoje e votimit te djeshem per rrezimin e qeverise, ku nga 115 deputete, 78 votuan pro. Sipas Kushtetutes se Kosoves zgjedhjet duhen mbajtur brenda 45 diteve nga rrezimi i qeverise. Pritet qe data e caktuar te jete afer dates se zgjedhjeve te Shqiperise, 18 qershor.
Presidenti Thaçi vendosi daten 11 qershor si date te zgjedhjeve te parakohshme per Kuvend. Perfaqesuesit e 20 partive kerkuan kete date, ndersa Thaçi po konsideronte edhe 18 qershorin. Rrezimi i qeverise te merkure çoi vendin ne nje proces te parakohshem. Në tryezën e partive munguan perfaqesuesit e Lidhjes Demokratike te Kosoves te Kryeministrit Mustafa. Fushata e zgjedhjeve mund te filloje ne fund te majit dhe te zgjase 7-10 dite.
Viktima e parë e lojës kompjuterike të njohur si “Balena Blu” në Kosovë është një vajzë 11 vjeçare. Policia thotë se sqarimet me te hollesishme per rastin pritet të jepen pasi të jenë marrë informacionet e nevojshme.
Vetëm në 4 orë kaluan 8 mijë qytetarë nga Kosova që në orët e para të mëngjesit. Automjete të shumta dhe autobusë të agjensive të ndryshme turistike kaluan pikën kufitare të Morinës drejt bregdetit shqiptar.
Trego më shumë