Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
“Serbia përdori metoda perverse kundër Kosovës në INTERPOL”. Kështu deklaroi themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç. Gjatë një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Kandiç tha se strategjia e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është e turpshme.
Pas deklaratës së Kryeministrit Haradinaj, i menjëhershme ishte reagimi i Presidentit Vuçiç, i cili pasi kërkoi në formë “lutjeje” të hiqet tarifa e vënë. Ai theksoi se Beogradi nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës dhe se Serbia duhet të përgatitet për një betejë të gjatë me Kosovën. Vlera e mallrave që Kosova importon nga Serbia është rreth 400 milionë euro në vit.
Kryetari i AAK njëherësh Kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, ka mbledhur kryesinë e partisë së tij për t’i njoftuar për situatën politike në vend. Ai përmendi taksën prej 100 %, për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës, ndërsa ka theksuar se: “Kjo taksë do të hiqet vetëm me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, se përndryshe ne e kundërshtojmë vetveten”.
v/Kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar Serbinë se Kosova mund ta marrë edhe një masë tjetër ndaj saj, pas vënies së taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe. Ai ka pohuar se Qeveria kosovare është duke shqyrtuar aplikimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve. Sipas tij, një masë e tillë mund të merret shumë shpejt.
Presidenti Vuçiç mbrëmë ka mbajtur një konferencë të gjatë për media, pasi Republika e Kosovës rriti taksën prej 100 % për Serbinë. Gjatë kësaj konference ai ka thënë se situata për Serbinë është më e vështira në 10 vitet e fundit. Sipas tij, kjo situatë është më e rëndë se ajo me Kroacinë. Sot në orën 13:00, ai do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në Kubin e Përfaqësuesve në Beograd.
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar takime me përfaqësues të Parlamentit të Belgjikës, konkretisht me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Siegrfried Bracke dhe Kreun e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, Dirk van der Maelen. Në fokus të bisedës së tyre ka qenë agjenda evropiane e Kosovës, e veçanërisht nevoja për marrjen e vendimit brenda këtij viti për liberalizimin e vizave.
Komisionieri për Zgjerim i BE, Johannes Hahn ka përshëndetur deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, se taksa e Kosovës ndaj mallrave të importuara prej Serbisë është shkelje e CEFTA-s. Sipas Hahnit, kjo taksë shkel parimet e tregtisë së lirë. Do të marr pjesë në javën e CEFTA-s në Prishtinë së shpejti dhe pres që kjo të zgjidhet deri atëherë”, ka shkruar ai në Twitter.
Pas taksimit të produkteve serbe me 100 % nga Kosova, ka reaguar edhe përfaqësuesja e Lartë e BE, Mogherini. Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të hiqet menjëherë taksa për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja. Duke e quajtur “shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s”, Mogherini ka thënë se ky vendim është kundër frymës së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim mes BE-së dhe Kosovës.
Pas spektaklit që dha dje skuadra e Kosovës përballë Azerbajxhanit, duke fituar me një rezultat 4-0, vjen një reagim nga deputeti i PS-së Pjerin Ndreu. Përmes një statusi në “Facebook” socialisti ka mbështetur skuadrën kosovare, ndërsa shton se ky është ekipi shqiptar që po bën histori.
Duke reaguar për dështimin e Kosovës për t'u anëtarësuar në Interpol, akademiku Rexhep Qosja, shkruan se të gjithë ata që fajësuan Serbinë për këtë, lavdëruan politikën e saj. “Serbinë e shpërfillur prej shumë shteteve në botë, ata e bënë shumë të çmuar, sepse e bënë shumë ndikuese e shumë efikase politikën e saj të jashtme! S’deshën të pohojnë se fajtore për këtë dështim është vetë Kosova!”, ka ci
Trego më shumë