Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se Serbia nuk do ta njohë Kosovën me asnjë çmim. Ai theksoi se zgjidhja mes dy vendeve duhet të jetë paqësore. Sipas tij, Ballkani ka shumë probleme, por mendoj se nuk duhet të jenë bazë për luftërat. Kryediplomatit serb u shpreh se BE aktualisht ka probleme më të mëdha sesa anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ish-Kryeministri Berisha ka dënuar dhunën ndaj dy shqiptarëve në Serbi. Në një status në FB, ai e konsideron një akt dhune racizmi. "Një akt dhune raciste e dënueshme! Rrihen shtazërisht në Novi Sad dy të rinj shqiptar për fajin se po flisnin shqip", shkruan Berisha. Ish-Kryeministri kërkon nga autoritetet që të zbardhin ngjarjen dhe të vendosit autorët para drejtësisë.
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ngjarjes në Novi Sad, ku dy të rinj u goditën barbarisht nga persona ende të panjohur. Çitaku ka dënuar me forcë dhunën e ushtruar ndaj dy 19-vjeçarëve, të cilët ranë pre e goditjeve teksa shkak për këtë mendohet të jetë bërë gjuha shqipe.
Kryeministri Haradinaj, ka reaguar pas rrahjes brutale ndaj dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad. Ai, përmes një postimi në “Facebook”, shkruan se lëvizja e lirë në shtetin e Serbisë nuk është e garantuar. Sipas tij, çdo veprim apo akt dhune, është një shenjë e cila tregon se ky shtet është larg vlerave europiane. Gjithashtu Haradinaj i bën thirrje Serbisë që ky rast të zbardhet me urgjencë.
Duke folur për mundësinë e shkëmbimit të veriut të Kosovës me me Luginën e Preshevës, historian serb, Milan Protiç, ka thënë se kjo është një alternativë e cila nuk do t’i shkonte për shtati Serbisë. Në një intervistë për “Blicin” serb, Protiç ka thënë se një ide e tillë do të ishte e dëmshme dhe njëkohësisht e dobët. Sipas historianit serb Jugu, ose Lugina është shumë e rëndësishme për Serbinë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, ku trajneri i një skuadre është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar. Mësohet se trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli është rrahur nga tre persona. Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe ambulanca e cila transportoi trajnerin për në spital. Ngjarja në fjalë vjen një orë pasi përfundoi ndeshja e Prishtinës me Llapin, ku kryeqytetasit fituan 2-1.
Gjatë një interviste në "New York", Pacolli ka deklaruar se populli rus është i mirë, sikurse Putini dhe Rusia një ditë do ta kuptojë se pavarësia e Kosovës, nuk i shkakton askujt dëm. I pyetur se si e njeh Putinin, Pacolli u shpreh se “e njoh sepse kam punuar gjatë me rusët dhe kam respekt për popullin rus dhe e di shumë mirë se Putin është një prej këtyre njerëzve të mirë”.
Gjatë inaugurimit të Kompleksit Memorial në Marinë, Kryeparlamentari Kadri Veseli u shpreh se formimi i ushtrisë është thjesht çështje ditësh, ndërsa nënvizoi faktin se liria në të cilën po jetojnë sot qytetarët e Kosovës, duhet të konsolidohet akoma më tej. Në fjalën e tij, kreu i Kuvendit solli në vëmendje disa prej heronjve, ku shtoi se me punën e tyre për çlirimin e Kosovës treguan dinjitet dhe trimëri.
Pas 19 vitesh shërbim në qytetin e Prizrenit, ushtarëve të KFOR-it iu dha lamtumira e largimit. Gjermania dhe ushtria e saj do të mbeten edhe më tej aktive në Kosovë. Pas një pranie gati 20-vjeçare në Prizren, Bundeswehr-i e transferon angazhimin e tij në Camp Film City në Prishtinë. Në hapësirën e kampit fushor në Prizren do të ngrihet Parku gjermano-kosovar Inovativ dhe Trajnues.
Gjykata e Apelit e Kosovës e ka pranuar si të bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të të pandehurit Milaim Zeka, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 1 muaji. Akt-vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 27 shtator 2018, është ndryshuar dhe ndaj personit në fjalë është caktuar masa e arrestit shtëpiak, e cila do të zgjas deri më 26 teror 2018.
Trego më shumë