Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kryetari i Këshillit Kombëtar Serb në Malin e Zi, Momcilo Vuksanoviç ka deklaruar se deri më tani janë mbledhur rreth 30 mijë nënshkrime në iniciativën e mbështetjes së referendumit shtetëror për tërheqjen e vendimit të Malit të Zi për njohjen e shtetit të Kosovës. Vuksanoviç theksoi se “shpresojmë se së shpejti do ta arrijmë cakun që kemi caktuar”.
Presidenti Vuçiç ka hedhur poshtë zërat se negociatat me Kosovën po udhëhiqen nga Ish-Kryeministri britanik, Tony Blair. Ai nënvizoi faktin se kryenegociatari i Serbisë për çështje që lidhen me Kosovën, është vet ai. “Blair nuk negocion për asgjë, por negocioj unë dhe është vendimi i të dyja palëve të pushtetit ekzekutiv. Emri im nuk është as Tony, as ndonjë tjetër, por Aleksandar”, tha Vuçiç.
E përditshmja serbe "Novosti" raporton se e “para se të arrinte njësia speciale ROSU në Liqenin e Ujmanit tre dronë të KFOR-it kanë fluturuar mbi qiellin e Mitrovicës veriore”. Duke iu referuar burimeve të saj, gazeta shkruan se edhe automjete të Kombeve të Bashkuara e shoqëronin Presidentin e Kosovës. Në këtë zonë kanë qenë të vendosur 12 snajperistë dhe më shumë se 100 oficerë të armatosur të policisë.
Gjatë qëndrimit në New York, Kryeministri Haradinaj ka zhvilluar një takim jo formal me Presidentin Meta. Haradinaj ka publikuar një foto dhe një status në rrjetet sociale, duke thekson se gjatë bisedës u konfirmua vendosmëria e dy vendeve për ta çuar përpara axhendën euro-atlantike.
Policia e Kosovës ka ndaluar deputetin e AAK-së, Shkumbin Demaliajn, për shkak të deklaratave kërcënuese të bëra ndaj Ish-Prokurorit, Elez Blakaj. Deputeti Demalija u arrestua me urdhër të Prokurorit Rexhep Maqedoncit. Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Në një intervistë në Televizionin Publik të Kosovës, Demalija ka thënë se do të merret privatisht me Ish-Prokurorin Blakaj.
Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka deklaruar në New York se shumë vende që kanë njohur pavarësinë e Kosovës janë penduar dhe po mendojnë që ta tërheqin. Duke komentuar praninë anëtarëve të delegacionit të Kosovës në selinë e OKB-së, Daçiç ka thënë “ata nuk janë këtu, ata janë nëpër kënde e klub, sepse nuk janë anëtarë të OKB-së dhe nuk kanë leje të njëjta si anëtarët e KB-së”.
Presidenti Thaçi ka takuar në New York Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç. Në takimin mes dy liderve është diskutuar edhe për ndryshimin e kufijve në Ballkan. "Ne jemi tejet të kujdesshëm dhe kemi përcjell argumentet tona se fakti i principeve të Komisionit të Badinterit rreth kufijve territorial në ish-Jugosllavi duhet të mbetet i gdhendur në gurë", është shprehur Kitaroviç.
Sipas analistëve dhe zyrtarëve të Qeverisë së Prishtinës, dëmet e luftës që Serbia i ka shkaktuar në Kosovës, para dhe gjatë luftës së fundit në vitet 1990-1999, llogariten mbi 22 miliardë euro. Aktualisht, Kosova dhe Serbia janë futur në fazën finale të dialogut, në të cilën është paralajmëruar edhe arritja e një marrëveshjeje finale që do të nënkuptonte normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.
Në një deklaratë për shtyp, Pesidenti Vuçiç u shpreh se “nuk ka forcë që mund të më detyrojë ta njoh Kosovën”. Teksa komentoi qëndrimin e Kryeministrit Haradinaj lidhur me kufijtë, Vuçiç shtron pyetjen se: “Për cilët kufij është fjala? Atyre që i njeh Rusia apo ata që i njeh Amerika, ata që i njeh Spanja apo Italia, apo ata që i njeh Kina apo Gjermania”.
Ministri Sergei Lavrov ka deklaruar se Rusia e përshëndet dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Begradit si dhe bën thirrje që marrëveshjet që arrihen dhe ky dialog të zbatohen. “Është e nevojshme të respektohen parimet e rezolutës 1244”, ka thënë Lavrov, gjatë një vizite që po realizon të premten në Bosnje-Hercegovinë. Ai theksoi gjithashtu se Rusia mbështet integritetin dhe sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës.
Trego më shumë