Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Presidenti Vuçiç ka deklaruar se çdo pakt me Kosovën, për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve, duhet t’i garantojë vendit të tij anëtarësim në BE. “Nëse ndonjëherë arrijmë marrëveshje me Kosovën, Serbia duhet ta ketë të sigurt se do të bëhet anëtare e BE-së më 2025”, thekson Vuçi. Ai ka thënë ndër të tjera se arritja e marrëveshjes mund të zgjasë deri në 10 vjet, për shkak të dallimeve mes palëve.
Kryetarja e LSI-së iu është bashkuar urimeve pas vendimit të Parlamentit Evropian, i cili votoi pro rekomandimit për heqjen e vizave për Kosovën. Në një status në FB, Kryemadhi e cilësoi këtë vendimin një lajm të mirë për Kosovën. “Kosova në gjithë sakrificat e saj do duhej t’i ishte bashkuar shumë më herët të drejtës për të lëvizur të lirë dhe pa barriera”, shkruan ajo.
Pas votimit të Parlamentit Evropian që vendosi të liberalizojë vizat për Kosovën, ka reaguar Presidenti Meta. Numri 1 i Qeverisë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka përshëndetur vendimin e PE duke shtuar se është shumë i lumtur për popullin e Kosovës. "Kosova po rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon", shkruan Meta.
Komisionari për Zgjerim I BE-së, Johannes Hahn ka mirëpritur vendimin e Parlamentit Evropian për miratimin e rekomandimit për liberalizimin e vizave për kosovarët. “Mirëpres dritën e gjelbër nga PE, për të nisur negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.
Kryeministri Rama ka reaguar pas vendimit të Parlamentit Evropian, i cili miratoi me 420 vota pro rekomandimin për heqjen e vizave me Kosovën. Përmes një postimi në Twitter, Rama thumbon PE-në për të cilin thotë se hoqi nga vetja njollën me të cilën Evropa ka kaq vjet që cenon flamurin e vet, duke mos hequr vizat për Kosovën.
Kreu i Partisë Demokratike ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Evropian për të liberalizuar vizat me Kosovën. Sipas tij, ky votim i njeh qytetarëve të Kosovës një të drejtë të merituar dhe dinjitet të barabartë në rajon. “Votimi i PE është mbështetje e qartë për Kosovën dhe perspektivën e saj europiane”, shprehet Kryedemokrati Basha.
Presidenti Thaçi ka reaguar përmes një postimi në FB, në lidhje me votimin pro rekomandimit për heqjen e vizave në Parlamentin Evropian. Për Presidentin e Kosovës votimi i sotëm në PE, është një mesazh i qartë edhe për institucionet e tjera vendimmarrëse në Bashkimin Evropian.
Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Pro rekomandimit për heqjen vizave kanë votuar 420 deputetë, 186 ishin kundër dhe 22 absetime. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon para fillimit të votimit, tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe ka kërkuar votën e të gjithë eurodeputetëve të PE.
Presidenti Thaçi vijon të mbetet pro një marrëveshjeje me Serbinë. Në një konferencë për mediat, Thaçi deklaron se procesi i arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi nuk do të jetë proces i lehtë. Ai u shpreh se nuk nuk ka dialog në mes shqiptarëve dhe serbe, por ka dialog në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. “Korrigjimi i kufirit mundëson njohje direkte të pavarësisë së Kosovës", theksoi Thaçi.
Parlamenti Evropian do të votojë sot rekomandimin e Komisionit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Votimi do të konfirmojë mandatin për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së. Pas këtij hapi, Kosovës do t’i duhet edhe miratimi nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm të vendeve anëtare. Raportuese do të jetë eurodeputetja Tanja Fajon.
Trego më shumë