Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ish-Presidenti Meidani priti në një takim kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli dhe Zv/Kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi. Gjatë takimit u ndanë mendime mbi disa çështje të rëndësishme të procesit politik në Kosovë, por dhe ecurinë e mëtejshme të dialogut me Serbinë, në shërbim të interesave konkrete të qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike.
Delegacioni nga Kosova, i kryesuar nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli është pritur edhe nga Presidenti Meta. Takimi vjen në kohën kur debati për kufijtë i iniciuar nga deklaratat e Presidentit të Kosovës vijon të jetë i ndezur. Kreut të Shtetit u shpreh se “Kosova ka nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm dhe gjithëpërfshirje në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë."
Presidenti Thaçi ka vizituar sot Shkupin, ku është takuar me Kryeministrin Zaev. Në fjalën e tij, Thaçi theksoi se marrëveshja me Aleksandër Vuçiçin nuk e cënon Maqedoninë. Aii po ashtu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur, janë dy shtete mike me një bashkëpunim të shkëlqyer”, deklaroi Presidenti i Kosovës.
Kryeparlamentari Ruçi u ka bërë apel forcave politike të Kosovës që të jenë unike në zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një konferencë për shtyp me homologun kosovar, Kadri Veseli, Ruçi theksoi se bëhet fjalë për sovranitet dhe integritet territorial. “Ne po ndjekim me vëmendje maksimale zhvillimet e fundit dhe përfshirjen e të gjitha palëve në procesin e dialogut", tha Ruçi.
Presidenti Thaçi ndodhet sot për një vizitë të shkurtër në Shkup, ku do të takohet me Kryeministrin Zaev, Kryeparlamentarin Xhaferi si dhe me liderë të partive politike. Thaçi do të flasë me krerët politikë në Maqedoni për intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, stabilitetit dhe perspektives euroatlantike.
Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA, Eliot Engel ka kritikuar ashpër Presidentin Vuçiç. Sipas Engel, deklaratat e Vuçiçit për Sllobodan Millosheviçin nuk i shërben ndërtimit të paqes mes popujve. "Nuk mund të bësh thirrje për paqe dhe pajtim në Kosovë, përderisa në të njëjtën kohë lavdëron Sllobodan Millosheviçin, i cili ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve”, tha ai.
Komisioni Evropian ka deklaruar se inkurajon Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Ministrave për të ecur përpara në propozimin për heqjen e vizave për Kosovën. Meqenëse çështja e liberalizimit të vizave të Kosovës ka kaluar në Komitetin për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, tani është hapur rruga për fillimin e trialogut mes Komisionit Evropian, Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave.
Ish-Ministri dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliç, i akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një vajze të mitur, ka mohuar akuzat. “Të gjitha këto janë shpifje e mediave”, citohet të ketë thënë Baliç. Më herët, mediat në Kosovë raportuan se 60-vjeçari është kallëzuar nga e ëma e një vajze 17-vjeçarje e komunitetit boshnjak, duke thënë se politikani ka abuzuar me të bijën.
Qindra tifozë rumunë kanë bërë thirrje raciste duke brohoritur “Kosova zemra e Serbisë” dhe parulla të tjera në ndeshjen e mbrëmshme kundër Serbisë në Beograd. Serbët, para ndeshjes i kishin vlerësuar lart këto brohoritma të tifozëve rumunë. Nuk ka ende ndonjë reagim nga Federata e Futbollit të Kosovës apo UEFA për brohoritmat e tifozëve që vazhdimisht bëhen në tribunat e stadiumeve serbe.
BE ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të mos lejojë Presidentin Vuçiç të vizitojë komunën e Skënderajt, për shkak të protestave nga qytetarët. Zëdhënësja Maja Kocijancic tha se BE shpreh keqardhje për vendimin e autoriteteve të Kosovës. "Angazhimi i plotë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së njerëzve, mençuria dhe qetësia janë ato që nevojiten në këto momente”, ka thënë ajo.
Trego më shumë