Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ish-Ministri Manjani ka bërë thirrje për arrestimin e policëve që sipas tij dhunuan 18-vjeçarin Daniel Drobaj, i cili akuzohet për plagosjen e efektives Ina Nuka. Ai shkruan se si Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut ashtu dhe Kushtetuta, e ndalojnë torturën. Sipas tij nëse këtij shteti i ka mbetur pak respekt për demokracinë duhet që të arrestojë policët që kryen krimin e torturës ndaj 18-vjeçarit.
Dy ditë pas arrrestimit, Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Ajaks Boshnjakun. Trupa gjykuese vendosi ndaj tij masën e sigurisë "detyrim paraqitje" ndaj tij. Boshnjaku, i cili ishte shpallur në kërkim për përplasjen me armë në zonën e Bllokut, u vetëdorëzua në polici mbnrëmjen e së dielës, i shoqëruar nga avokati i tij.
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Miro Cerar, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me ministrin Ditmir Bushati dhe personalitete të tjera të vendit. Në orën 9:30, Cerar do të takohet në ambjentet e Ministrisë së Jashtme me Ministrin Bushati dhe në orë 10:30, të dy Ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në sallën e konferencave.
SHBA u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që të heqin tarifat ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe tensionet. Ky qëndrim u shpreh në një deklaratë të zëdhënëses së DASH, pas një takimi që Sekretari i Shtetit, Pompeu pati me Presidentin Thaçi, ku ai i bëri thirrje Kosovës të përfitojë për të arritur një marrëveshje historiike me Serbinë.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për aplikimin e takës doganore në vlerën 100 % ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, ka ndikuar në ngritjen e çmimeve të disa artikujve të domosdoshëm ushqimor në Kosovë. Nga produktet e domosdoshme ushqimore të shtrenjtuara, janë, mielli, buka, sheqeri dhe vaji.
Ndonëse mbrëmjen e kaluar u deklarua nga bashkia se ka nisur zhvendosja e familjeve të “Astirit” në banesat sociale dhe prishja e objekteve në Unazën e Re, banorët kanë dalë sërish sot në protestë. Qytetarët janë përplasur me policinë bashkiake e cila ndodhet në vend për të garantuar vazhdimin e punimeve.
NATO i kërkojë Rusisë të lirojë menjëherë marinarët ukrainas dhe anijet e kapura në Ngushticën e Kerçit dhe të garantojë akses të pandërprerë për Ukrainën në portet që ndodhen në Detin Azov, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Nuk ka asnjë justifikim për përdorimin e forcës ushtarake kundër anijeve ukrainase dhe personelit detar”, ka apeluar ai.
Shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi ka bërë sërish thirrje për respektimin e rregullave buxhetore të BE-së, duke theksuar se eurozona është e ndjeshme ndaj rreziqeve që lidhen me borxhin e lartë, por duke mos iu referuar drejtpërdrejtë mosmarrëveshjes mes Romës dhe Brukselit për buxhetin e Italisë. “Ne duhet të rikthejmë besimin në rregullat tona dhe të garantojmë se po respektohen”, citoi ai.
BE dhe Irani shprehën mbështetjen e tyre për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe thanë se do ta mbajnë “të gjallë”, pavarësisht vendimit të Presidentit Trump, për t’u tërhequr nga pakti. Përpara bisedimeve BE-Iran mbi bashkëpunimin civil bërthamor, që u mbajt në Bruksel, komisionari për energji i BE-së, Arias Canete, tha se marrëveshja është vendimtare për sigurinë e Evropës dhe të gjithë botës.
Trump deklaroi të enjten se raporti i CIA-s reth çështjes së gazetarit Khashoggi nuk ka një përfundim të qartë. Nga ana tjetër kanë reaguar edhe demokratët me anë të Adam Schiff, Shef në Komitetin e Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së. Schiff mendon se Trump nuk është i sinqertë kur thotë se nuk ka prova të mjaftueshme në raportin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).
Trego më shumë