Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare Bernardo Bertolucci, një nga regjisorët e mëdhenj të kinemasë italiane. Autor i kryeveprave si “Tango e fundit në Paris”, “Nëntëqind” dhe “Imperatori i fundit”, Bertolucci vdiq pas një sëmundjeje të rëndë në Romë. Një mjeshtër i madh i kinemasë që preku zemrat e shume njerëzve por që gjithashtu influencojë në shoqëri me veprat e tij duke thyer shumë tabu.
Ish-futbollisti i Kombëtares së Brazilit Ronaldinho po ballafaqohet me probleme të mëdha nëpër gjykata, ndërsa dje i janë konfiskuar disa asete me vlerë të madhe financiare. Prokuroria duke theksuar se ai po tenton të fsheh paratë me qëllim shmangien nga pagesat e gjobave. Krahas problemeve financiare, Ronaldinho bashkë me vëllain kanë shkelur ligjin pasi kanë ndërtuar një objekt në një zonë të mbrojtur.
Televizioni shtetëror iranian ka thënë se numri i personave të lënduar nga tërmeti 6.4 ballë që ka goditur pjesën perëndimorë të Iranit, ka arritur në 600. Autoritetet kanë pohuar se ata janë ende duke tentuar të zbulojnë ndonjë viktimë si shkak i tërmetit, i cili ka ndodhur në zonën e njëjtë ku ka ndodhur një tërmet një vit më parë, i cili pati rezultuar me më shumë se 600 të vdekur dhe rreth 9.000 të lënduar.
Komisioni i Pavaruri Kualifikimit shkarkon nga detyra Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani. Hetimi për të ishte bërë në tre kritere; pasurisë, integritetit dhe aftësive profesionale. Përsa i përket integritetit, prokurorit iu përmend fakti që në deklaratën e ILDKPI-së kishte deklaruar se për tre vite kishte fituar nga bastet sportive shumën prej 10 mijë $.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora feston sot 28-vjetorin e lindjes. Ylli i muzikës pop i ka bërë vetes dhuratën më të çmuar, albumin Pheonix që po arrin një sukses të madh. Dhe në këtë ditë të veçantë për të, Rita ka marrë urimet e prindërve të saj Nik dhe Vera Ora. Ata e uruan vajzën e tyre në gjuhën shqipe.
Meksika do të deportojë rreth 500 emigrantë që u përpoqën të sulmonin kufirin amerikan, sipas MB. Emigratët u përpoqën të kalonin kufirin në mënyrë të dhunshme dhe ilegalisht të dielën. Në një video tregohen dhjetra njerëz, përfshirë gra e fëmijë, që shkojnë drejt gardhit që ndan dy vendet pranë qytetit të Tijuanë. Zyrtarët amerikanë të kufirit përdorën gaz lotsjellës për ti zmbrapsur.
Ish-Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, ka deklaruar se marrëveshja e Brexit është një zgjedhje midis të panevojshmes dhe të dhimbshmes. Ai deklaroi se ka respekt të madh për Kryeministren Theresa May, se ajo ka treguar vendosshmëri dhe guxim mirëpo rrethohet nga persona të paarsyeshëm. Megjithatë, ai shtoi se marrëveshja e saj nuk do të kaloje në parlamentin britanik.
4 ushtarë raportohet se kanë vdekur pasi një helikopter ushtarak turk u përplasur në një zonë të banuar në Stamboll. Ai u rrëzua midis dy blloqeve të apartamenteve në lagjen Sancaktepe dhe u nda në dy pjesë. Një ushtar i pestë që ndodhej në bord u dërgua në spital. Agjencia e lajmeve turke Anadolu raportoi se helikopteri, i cili ishte në një mision trajnimi, goditi çatinë e një ndërtese ku si pasojë u rrëzua.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku po diskutohet pr.buxheti për vitin 2019, presidenti i “Biznes Albania” Luan Bregasi u shpreh se biznesi është pro propozimit për rritjen e fashës së taksimit të pagave për të shmangur evazionin. Ai pohoi se kostoja e ujit të energjisë dhe të ujit është e lartë për bizneset dhe kërkoi uljen e çmimit të tyre.
Kryebashkiaku Veliaj ka reaguar pasi banorët e Astirit treguan bashkëpunim me grupin e vlerësimit të Autoriteteit Rrugor Shqiptar. Përmes një statusi në rrjetin social “FB” Veliaj përshëndet vendimin e banorëve , të cilat sipas tij hapën dyert për të ndërtuar segmentin e “Unazës së Re” duke treguar vlerat dhe sjellje evropiane.
Trego më shumë