Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kreditë e këqija kanë arritur në nivelin më të ulët që nga viti 2010, duke arritur në 16.5%. Lajmin e bëri publik Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko, i cili reagoi pas rekomandimeve që Komisioni Europian la për të ulur këtë tregues. Ai u shpreh se rritja e kredisë në monedhën vendase ka stimuluar rritjen e ekonomisë me 3.5% dhe tha edhe se ne kemi nevojë për studime dhe punë kërkimore.
Për të renditur vendet më të pasura dhe më të varfra për 2016-n, “Global Finance” ka marrë në konsideratë Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, i rregulluar me fuqinë blerëse, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Shqipëria renditet e 98-a në botë në listën e shteteve më të pasura dhe më të varfra. Në rajon renditemi vetëm para Bosnjës, ndërsa Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë të renditura më lart.
Naftëtarët e Fierit ngrihen sërisht në protestë. Premtimet e marra para dy javësh në Ministrinë Energjetikes për dhënie dy pagash mujore dhe të mbi 12 muaj sigurime shoqërore nuk janë mbajtur. Sot mbi 50 naftëtarë ndodhen pranë uzinës duke protestuar. “Do kalojmë në ekstreme” shprehen disa prej tyre. “Mos na gënjeni! Shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht dhe mos të mbajë anën e drejtuesve të uzinës”.
Diell, Det dhe Dashuri! Ceremoni festive për celjen e sezonin turistik. Znj. Koka inaguron “Memorje ‘78”, bunkeri i luftës së Ftohtë. Më të shumtë turistët 1 ditorë të orientuar drejt turizmit kulturor. Sipas operatorëve turistike priten turistë nga vendet e Veriut të Europës. Rreth 90 anije cruiz pritet të prekin portin e Sarandës. Risi, vizitorët amerikanë. Turistët nga trevat përbëjnë rreth 35% të pushuesve.
Banka e Shqipërisë dëshiron të frenojë përdorimin e euros, që politika e saj monetare të funksionojë më mirë dhe të mbrojë sistemin bankar nga goditjet e kursit të këmbimit. Plani është nxitja e rritjes së përdorimit të lekut në financa dhe ekonomi. Banka do të mbrojë stabilitetin financiar pasi një nivel i lartë i huadhënies në euro do të ekspozonte sistemin bankar shqiptar ndaj rreziqeve të kursit të këmbimit.
Nga fillimi i vitit 2019, Banka e Shqipërisë do fusë në qarkullim seri të reja të kartëmonedhave me kurs ligjor 200 lekë dhe 5000 lekë, të cilat do kenë elementë të rinj sigurie dhe përmirësime grafike. Këshilli Mbikqyrës i Bankës miratoi vizatimet e përmirësuara të kartëmonedhave që janë aktualisht në qarkullim. Seria e re do të ruajë të njëjtën tematikë si ajo aktuale, por me përmirësime në grafikë dhe në siguri.
Ministrja Milva Ekonomi mori pjesë në forumin “Klima e Investimeve BE-Ballkan Perëndimor”, në Beograd. I pranishëm ishte dhe kreu i KE Johannes Hahn. Ministrja foli për rritjen ekonomike të Shqipërisë, që vjet ishte 3.5% dhe tha se këtë rritje e kanë konfirmuar edhe organizmat ndërkombëtare, ku i fundit ishte vlerësimi i Moodys, që parashikonte se rritja këtë vit pritet të jetë 3.6% dhe vitin tjetër 3.8%.
Drejtoria e Tatimeve ka kujtuar tatimpaguesit se ligji që parashikon heqjen e gjobave për mosdeklarim në afat, ka hyrë në fazë implementimi. Ligji vlen për deklaratat e padorëzuara të çdo periudhe tatimore me kushtin që të dorëzohen elektronikisht deri në datën 30 qershor. Tatimpaguesi duhet të dorëzojë elektronikisht deklaratat e çdo periudhe tatimore, pavarësisht vitit apo llojit të cilit i përkasin deklaratat.
Angela Merkel dhe kryeministri bullgar ne nje konferenc u shprehen per zhvillime në Ballkanin Perëndimor.Merkel dhe Borissov i dhane rëndësi të rolit te Bullgarisë në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin e këtyre vendeve në BE.Ajo u shpreh se Bullgaria ka interes të madh për një stabilitet të qëndrueshëm për rajonin e Ballkanit.Merkel vlerësoi bashkëpunimin e të dy vendeve, vecanerisht në fushën ekonomike.
Kursimet në euro, që shqiptarët kanë në banka ishin 3.6 miliardë në fund të prillit, gati 50% e totalit të depozitave në vend, por të konvertuara në lekë këto kursime sot vlejnë 3.4% më pak, si rrjedhojë e zhvlerësimit të euros në treg. Sot 1 euro këmbehet me 133.7 lekë. Vetëm nga ky zhvlerësim, humbja e depozituesve nëse depozitat do konvertoheshin në lekë, llogaritet në 5.3 miliardë lekë, apo rreth 40 milionë euro.
Trego më shumë