Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Komisioneri Europian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn deklaroi në Beograd se: ”Krijimi i një tregu të vetëm ku do merrnin pjesë vendet e ish-Jugosllavisë, Shqipëria dhe Kosova, paraqet përgatitjen e rajonit për në BE. 20 milionë njerëz është një treg tërheqës për investime, që mund të krijojë vlera shtesë për mallra dhe shërbime, më shumë vende pune dhe më shumë investime”.
President i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, i pyetur për nivelin e taksave në Shqipëri, ka thënë: “Dhoma nuk rekomandon specifikisht nivele të taksimit, gjithsesi ne biem dakord se Shqipëria duhet të jetë konkurruese me rajonin. Deri më tani, duke qenë se Shqipëria ka nivelin më të lartë të taksave në rajon, kjo do të përbëjë dizavantazh”.
Sipas mediave amerikane, prokurorët e Maryland dhe të Uashington do të hetojnë presidentin Trump për pranim të pagesave nga qeveri të huaja nëpërmjet perandorisë së tij të pasurive të patundshme. Ankesa që do të depozitohet ,bazohet në “klauzolën mbi shpërblimet” një dispozitë e Kushtetutës amerikane që ndalon çdo person me detyrë publike për të pranuar dhurata, shpërblime, poste apo tituj të çdo lloji .
Koordinatori për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme gjermane, Christian Hellbach ka shpjeguar iniciativën "Berlin Plus" për Ballkanin. Sipas tij, projektet që do mbështeten më shumë janë ato që përmirësojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin, sidomos ato që nxisin situatën ekonomike dhe krijojnë vende pune. Këtu bën pjesë edhe nisma infrastrukturore ndërrajonale, si autostrada mes Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë.
Trego më shumë