Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, me rastin e 15 vjetorit të pjesëmarrjes së Serbisë në “Tirana International Fair” mblodhi në një pritje ambasadorë, sipërmarrës nga Serbia, përfaqësues të biznesit dhe medias shqiptare. Kryetari i Dhomës së Tregitsë Serbe, Marko Cadez, vlerësoi bashkëpunimin në fushën ekonomike duke theksuar se Serbia dhe Shqipëria, do të ndryshojnë perceptimin për Ballkanin.
Margrethe Vestager, Komisionerja evropiane për Konkurrencën, paralajmëroi Kinën kundër çdo lloji konkurrence të pandershme, duke i kërkuar që të ofrojë të njëjtat kushte për sipërmarrjet evropiane. Ajo theksoi se është e rëndësishme që të punohet për një konkurrencë të ndershme jo vetëm në aplikimin e rregullave të konkurrencës por gjithashtu në aspektin e reciprocitetit.
Guvernatori i BSH, Gent Sejko ishte sot i pranishëm në Komisionin e Financave në lidhje me pr/buxhetin 2019. Ai e përqëndroi fjalën e tij bazuar në tre shtylla kryesore, ndërlidhjen mes ecurisë së ekonomisë dhe politikës fiskale, gjykimin e Bankës së Shqipërisë mbi ndikimin e strategjisë së si edhe në hartimin e një analize të përgjithshme të treguesve të qëndrueshmërisë së financave publike të vendit.
Në kuadër të një vizite zyrtare në Serbi, Ministri Arben Ahmetaj, u prit në një takim nga homologu serb Sinisa Mali. Gjatë takimit dy zyrtarët diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe doganave, me synim eliminimin e barrierave në tregtinë e mallrave mes dy vendeve. Ata u dakordësuan në lehtësimin e procedurave dhe reduktimin ë dokumentave të import-eksportit dhe tranzitit të mallrave.
Gjysma e kompanive gjermane presin përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve tregtare midis Evropës dhe SHBA, gjë që do të çojë në uljen e investimeve, tregon anketa e sondazhit të Institutit Ekonomik Gjerman. Sipas sondazhit, 44 % e kompanive presin që tensioni të rritet, ndërsa 34 % pohojnë të kundërtën. 41 % e kompanive mendojnë se SHBA dhe BE nuk do të arrijnë një Marrëveshje Tregtare Transatlantike.
“Buxheti 2019 në Shëndetësi, “Buxheti I vazhdimësisë” drejt niveleve tona Afrikano Qendrore.” Kështu e konsideron deputeti i PD, Tritan Shehu buxhetin e vitit të ardhshëm për shëndetesinë, të prezantuar nga Qeveria. Për deputetin demokrat, materiali i paraqitur është krejt “shterpë”, dhe nuk bart asnjë koncept politik, financiar apo menaxherial, që të ngjallë ndonjë shprese për përmirësime.
Kryeministri Tsipras në Samitin e tretë "Thessaloniki summit“ në Athinë ka folur për Marrëveshjen e Prespës si model ndërkombëtar për konteste bilaterale si dhe për perspektivën dhe mundësinë që kjo marrëveshje ofron në planin ekonomik. “Kjo është një marrëveshje që e shpalos Greqinë, i mbron interesat dhe të drejtat e saj, pa u fshehur, por e sheh të ardhmen në sy si dhe mundësitë që ka para”, u shpreh ai.
Rusia ka thënë se është duke konsideruar bojkotimin e Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos, nëse manjatëve rusë nuk iu lejohet pjesëmarrja. “Nëse nuk ndryshohen këto vendime që janë marrë lidhur me përfaqësuesit e bizneseve ruse, do të marrim vendim për të anuluar pjesëmarrjen e kompanive ruse ku shteti ka rol”, ka apeluar Kryeministri rus, Dmitry Medvedev.
Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës publikoi listën e 100 kompanive kryesore për sa u përket të ardhurave nga shitjet në vitin 2017. “Huawei”, ofruesi i pajisjeve dhe shërbimeve të rrjetit dhe telekomunikacionit me bazë në Shenzhen, zuri vendin e parë, i ndjekur nga “ZTE” dhe “Haier”. Kompanitë siguruan një vlerë të përgjithshme të ardhurash prej më shumë se 771 miliardë juanësh.
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ku po diskutohen të ardhurat për projekt/buxhetin e vitit 2019, Ministri Ahmetaj tha se Qeveria ka planifikuar më shumë rimbursim për kompanitë e mëdha të cilat kanë akumuluar para për shkak të investimeve. Ai u shpreh se rekomandon zero përjashtime nga TVSH për subjektet, ndërsa sipas tij nuk do ketë asnjë gjobë për subjektet që bëjnë gabime në llogarinë e xhiros.
Trego më shumë