Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ligji për “Lojërat e Fatit” ka mbledhur përfaqësuesit e Komisionit të Ekonomisë që po shqyrtojnë draftin, i cili pritet të kalojë të enjten në seancë plenare. Ministri Ahmetaj deklaroi se nuk ka kthim prapa dhe se 31 dhjetori është afati i fundit për ekzistencën e tyre. "Kjo Qeveri sot konsolidon qëndrimin sa i përket lojërave të fatit” ka theksuar Ahmetaj.
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projekt ligjin për lojërat e fatit. Kryetari i Komisionit, Brace u shpreh se operatorët kanë refuzuar zbatimin e ligjit dhe vetëm tani kanë kërkuar ndërmjetësim. “Kush ka refuzuar zbatimin e ligjit do të përballet me pasojat. Janë krijuar pasoja sociale për shoqërinë”, deklaroi Braçe. Ndërsa Ministri Ahmetaj u shpreh se në këtë nismë Qeveria “ka qytetarët me vete”.
Bujtinat në zonën e Valbonës iu është vënë dryni. Nga dhjetëra bujtina në zonë aktualisht janë të hapura vetëm katër prej tyre që kanë kapacitet të lartë akomodimi. Disa nga administratorët e bujtinave të mbyllura thanë se nuk hapen para prillit-majit 2019. Përfshirja në TVSh dhe aksioni i tatimeve për kuponin tatimor ku u vendosen disa gjoba këtë vit dhe i ka bërë bizneset me racionale në zgjedhjet e tyre.
“Karburanti në Shqipëri ka më shumë taksa se në çdo vend të botës”. Konstatimi vjen nga deputetja Jorida Tabaku. Përmes një statusi në FB, Tabaku shkruan se 60% e çmimit sot është taksa, ndërsa thekson se në 2014 Qeveria Rama shtoi me 240 lekë taksën e qarkullimit që sot bën të kemi karburantin më të shtrenjtë në Evropë dhe rajon.
Deputetja Jorida Tabaku shkruan se shqiptarët e paguajnë karburantin më shtrenjtë se njerëzit e tjerë të rajonit dhe është e cilësisë së dobët. Ajo ka bërë fajtore Qeverinë duke shkruar në FB se: “Qytetarët paguajnë naftën më shtrenjtë se në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi apo dhe Zvicër. Shtrenjtimi i naftës nuk është vetëm pasojë e rritjes së çmimit të naftës bruto në bursë, por është një investim i Qeverisë
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin përmbyllës të sezonit turistik, Ministri Xhafaj vlerësoi shërbimin dhe transformimin në infrastrukturë të resorit ku u zhvillua aktiviteti. Xhafaj u shpreh se policia ka zbatuar me përpikmeri të gjithë planin e miratuar para sezonit turistik për rendin dhe sigurinë në plazhe. Ministri tha se për herë të parë nuk u shënua asnjë incident në vijën bregdetare me mjetet ujore.
Ministri Klosi ishte sot i pranishëm në aktivitetin e mbylljes së sezonit veror turistik. Në aktivitetin e zhvilluar në “Prestige Resort” në Golem, Klosi tha se ishte një vit shumë i suksesshëm në shumë aspekte. "Ndryshe nga viti 2017, këtë vit kishte 44.6% më shumë turistë, dhe kjo ka sjellë mbi 300 mln euro në buxhetin e shtetit", u shpreh Klosi.
Pavarësisht se marrëdhëniet tregtare midis Shqipërisë dhe Estonisë janë modeste ministri Damian Gjiknuri ka ftuar bizneset e këtij vendi që të përfitojnë nga programi 1 miliardë dollarë për të përmirësuar infrastrukturën rrugore. Ndër të tjera ai tha se në vëmendje tashmë janë edhe disa projekte gjigande në energjinë e rinovueshme.
Sipas Ministrit Ahmetaj, gjatë vitit 2017 ekonomia shqiptare performoi mjaft mirë dhe ritmi i rritjes ekonomike vijoi trendin përshpejtues duke u përmbyllur me 3.84% rritje të prodhimit të brendshëm bruto. Ai shpjegoi se kjo u mundësua falë politikës fiskale optimale dhe investimeve të kryera, po kështu edhe të mbështetjes me investime që iu bë sektorëve prioritarë si arsimi, shëndetësia e infrastruktura.
Kryeministri Rama ka deklaruar se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i lartë se vitet e tjera, ndërsa theksoi faktin se kjo do të ndikojë në krijimin e një peshë të re sociale më aktive në shoqërinë shqiptare. Teksa ka folur në “Këshillin Ekonomik Kombëtar”, Rama theksoi se duke filluar nga 1 prilli i vitit të ardhshëm do të ketë rritje pagash në arsim, ushtri, por edhe në sektorin e shëndetësisë.
Trego më shumë