Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Një nga njerëzit më të pasur në botë, pronari i Amazonit, Jeff Bezos, ka humbur 9.1 mld $ në ditë, për shkak të “turbulencave” në bursa. Sipas Forbes, pasuria e tij tani kap vlerën 144.7 mld $. Gjithashtu mësohet se ai humbi gati 14 % të vlerës së saj në dhjetë ditë këtë muaj. Edhe miliarderët e tjerë të SHBA që kanë bërë para të mëdha në platformat e internetit shënuan humbje si pasojë e rënies së bursës.
Kryeministri, Imran Khan, ka pohuar se Pakistani do të kërkojë ndihmë financiare nga vendet mike në vlerë të 12 miliardë dollarëve, në mënyrë që të mënjanojë krizën e pagesave të huasë. Në një fjalim televiziv më 10 tetor ai lënë të kuptohet se Qeveria e tij do të kërkojë kredi nga Arabia Saudite dhe Kina si dhe ndihmë shtesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Ministri Ahmetaj eshte shprehur lidhur me vendimin për të mos lejuar hapjen e bizneseve të lojërave të fatit, bastet sportive, nga 1 janari i vitit të ardhshëm. “Për bastet është një moment i duhur për të ndarë historinë në dy epoka: Deri në fund të 2018 dhe pastaj epoka e pastër, nga një janari e tutje” u shpreh ai. Sipas tij, se po përgatitet një program rikualifikimi për ata që do të ngelen të papunë.
Nga Forumi i Ekonomisë dhe Biznesit Turqi-Afrikë në Stamboll, Presidenti Erdogan u bëri thirrje vendeve afrikane të bëjnë tregti dhe biznese të përbashkëta me Turqinë duke përdorur monedhat vendase. “Le ta ruajmë tregtinë tonë nga rreziqet që vijnë nga valutat e huaja”, tha Erdogan. Ai nënvizoi nevojën për të ndërmarrë hapa për të shpëtuar vendet e tyre nga presioni i valutës.
Kabineti i Kancelares Merkel do të mbështesë përpjekjen e 16 shteteve federale për t’u përballur me një fluks refugjatësh në rritje, duke dhënë 1,6 miliardë euro për vitin e ardhshëm. “Çdo shtet do të marrë një total prej 670 eurosh në muaj për azilkërkues, por do të marrë gjithashtu një pagesë unike prej 670 eurosh për çdo azilkërkues të refuzuar”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Steffen Seibert.
Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit. Nga 3.7% rritje të parashikuar në fillim të vitit, institucioni ndërkombëtarë në raportin e tij të "Pasqyrës ekonomike globale" pret që rritja të shkojë në 4%. Sipas raportit Shqipëria është një ndër vendet që do të ketë zgjerimin më të shpejtë ekonomik duke lënë pas Bosnjen, Bullgarinë, Kroacinë dhe Malin e Zi.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës rrezikon që ta bëjë botën një vend më të varfër dhe më të rrezikshëm. FMN thotë se një luftë tregtare në shkallë të gjerë mes SHBA-së dhe Kinës do të vendoste një pengesë të madhe në rimëkëmbjen ekonomike. Sipas saj, barriera të mëtejshme tregtare do të rëndonin mbi familjet, dhe bizneset në tërësi.
Ministri Gjiknuri mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Impiantit të Trajtimit të Ujit të Pijshëm, në Gjakovë. Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin mes dy vendeve, projektet e përbashkëta rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit dhe axhendës së interkonektivitetit në infrastrukturën rrugore dhe atë hekurudhore.
Qeveria ka përfshirë në paketën e re fiskale një ndryshim ligjor, i cili synon të taksojë fitimin që kompanitë e huaja realizojnë nga shitja e koncesioneve shqiptare. Vendimi vjen pas disa shitjeve të bujshme të kontratave më të mëdha koncesionare në vend, ku Qeveria ka humbur miliona dollarë taksa të pambledhura.
Ekonomistët amerikanë, William Nordhaus dhe Paul Romer, fituan Çmimin Nobel në Shkencat Ekonomike për integrimin e ndryshimeve klimatike dhe të inovacionit teknologjik në analizën makroekonomike. “Gjetjet e tyre e kanë zgjeruar fushën e analizës ekonomike, duke ndërtuar modele që shpjegojnë se si ekonomia e tregut ndërvepron me natyrën dhe ndërgjegjësimin”, thekson Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.
Trego më shumë