Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Alarmi ka shoqëruar zhvillimet e javës së kaluar në bursën e Athinës, ku sektori bankar u godit në mënyrë të pamëshirshme për disa ditë rresht dhe sidomos banka e Pireut humbi një të pestën e vlerës. Në Itali, shqetësimi buron në politikat fiskale populiste të Qeverisë së koalicionit. Brenda muajve të fundit, investitorët në bursën e Milanos kanë humbur 37 miliardë euro.
OSHEE i rikthehet pas 9 mujash importit të energjisë elektrike. Rreth 9,3 milionë euro janë tenderuar nga OSHEE për të blerë 112 mijë megavat/orë energji elektrike, nga data 7 deri më 20 tetor. Energjia do të blihet nga 6 kompani dhe, sipas OSHEE, importet po bëhen për të balancuar sistemin në kushtet kur rezerva hidrike në kaskadën e Drinit duhet menaxhuar në pritje të sezonit të shirave.
Me një videomesazh të postuar në facebook, Kryetari i PD shkruan se numri i bizneseve të mbyllura është dyfishuar, krahasuar me nje vit me pare. “Me Edi Ramën në Qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, biznesi i zakonshëm po falimenton”, ka cituar Basha. Sipas shifrave në video, vetëm në shtator janë mbyllur 1978 biznese nga 838 që u mbyllën një vit më parë.
Gjatë fjalës së tij në Parlament, Ministri Ahmetaj ka deklaruar se blerja e eurobondit 500 milionë euro është një sukses për ekonominë shqiptare, duke theksuar se tashmë Shqipëria konsiderohet e besueshme në tregjet ndërkombëtare. Ahmetaj kujtoi se në çfarë pozitash ishte ekonomia shqiptare dhe sa investitorë, falë besimit në ekonominë shqiptare, u përfshinë për blerjen e eurobondit.
Në fjalën përshëndetëse, me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman në Tiranë, Ambasadorja Susanne Schutz ka deklaruar se “në nëntor të këtij viti Qeveria Federale, në kuadër të bashkëpunimit ekonomik, do t’i japë një shumë rekord Shqipërisë për të realizuar projekte të mëtejshme”. Schutz theksoi se mbështetja gjermane kontribuon në përmirësimin e qëndrueshëm të kushteve të jetesës së njerëzve në Shqipëri.
Kryeminsitri Rama ka reaguar ndaj të gjithë atyre që kundërshtojnë rritjen ekonomike në vend. Ai shkruan se vetë Banka Botërore në raportin e ekonomisë për rajonin, vendos theksin mbi rritjen e punësimit në Shqipëri falë rritjes ekonomike. “Kjo ngre pyetjen për të gjithë helmnxjerrësit realë e digjitalë: Të jetë edhe Banka Botërore jashtë realitetit vallë?” shkruan kreu i Qeverisë.
Në seancën e sotme parlamentare ku mungon opozita, Ministri Ahmetaj ka folur për rritjen e ekonomisë fale reformave të ndërmarra nga Qeveria. Sipas tij, blerja e eurobondit shqiptar në tregjet ndërkombëtare, tregon se investitorët e huaj kanë tashmë besim në ekonominë shqiptare. “Eurobondi ishte test i ekonomisë shqiptare. Tregjet ndërkombëtare pranuan të investojnë,” u shpreh Ministri.
Zyrtarët shqiptarë nuk e kanë mirëpritur futjen në tregun e telefonisë mobile të kompanisë "Telekom Serbia". Drejtuesit e Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës, gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues të kompanisë serbe, i kanë shprehur atyre faktin se futja në tregun e telefonise celulare mund të rezultojë problematike. "Telekom Serbia" ka ofruar 60 mln euro për të blerë "Telekom Albania".
Guvernatori i BSH, Gent Sejko tha se blerja e “Eurbondit” nuk do të ndikojë në rritjen e borxhit në ekonominë shqiptare. Teksa ka folur në një konferencë për mediat, Sejko theksoi se "Eurobondi" u emetua sa dyfishi i kërkesës dhe nevojës që kishte Shqipëria. Sipas tij, ky është një tregues i performancës së ekonomisë, pasi nga 500 mln euro që ishte kërkuar, pala e emetimit të "Eurbonidit" ofrojë 1 mld euro.
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar ndaj Ministrit të Financave, i cili tha se eurobond “është instrument rifinancimi” dhe nuk do të ketë rritje të borxhit publik. Tabaku theksoi se eurobondi është borxh i ri, që Qeveria ka marrë për të shlyer borxhet e vjetra. Ajo shton se "e vetmja meritë që të takon është se e more me kosto më të lartë sepse kemi borxhin më të lartë pa bërë asnjë, po asnjë punë publike!"
Trego më shumë