Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Pas takimeve me kryeministrin Rama dhe Presidentin e ardhshëm Meta, zv. ndihmës sekretari i shtetit te SHBA, Hoyt Brian Yee ka takuar kreun e PD, Lulzim Basha. Zbulohet se gjatë takimit, zyrtari i lartë i DASH është shprehur i gatshem për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës pasi pranoi se shqetësimet e opozitës janë reale. Ai ka përgëzuar opozitën për ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar për problemet e vendit.
Për Lulzim Bashën, zgjedhjet pa opozitën janë të papranueshme. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thotë se Rama po projekton një pushtet monist, që të qeverisë i vetëm, pa u shqetësuar nga populli dhe opozita. “Bashkimi ynë është e vetjma pengesë ndaj këtij plani ogurzi. Ose zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose zgjedhje të tjera në Shqipëri nuk do të ketë”, ka thënë Basha.
Mësohet se zyrtari amerikan Yee u ka thënë Bashës dhe Ramës se kanë vetëm 24 orë kohë që të bien dakort për paketën McAllister dhe ta njoftojnë para se ai të largohet. Yee u ka paraqitur palëve paketën McAllister që parashikon: disa ministra teknikë, kreun e KQZ, shtyrjen e zgjedhjeve dhe monitorimin e shtuar të tyre. Paketa ka si ndryshim ofrimin e postit të zv/kryeministrit dhe jo postit të presidentit për opozitën.
Pas takimit gati një orë me aleatët parlamentarë, për të diskutuar për paketën McAllister, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi që opozita do të mbajë në lidhje me propozimin e zyrtarit të DASH, Hoyt Brian Yee. Para marrjes së vendimit Basha është konsultuar me ish kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Me anë të një mesazhi në Facebook, Avokati Spartak Ngjela ka ngritur disa pyetje në lidhje me gjendjen politike në vend dhe nuk ka nguruar t'u japë përgjigje. Sipas tij, opozita do marrë pjesë në Parlament dhe do të votojë Vettingun. Ai thotë se, nëse PD nuk voton Vettingun atëherë më mirë mos të marrë pjesë në zgjedhje, pasi nuk do të pranohet nga KQZ sepse i ka humbur afatet.
Pas takimit te zhvilluar dje midis Eduart Ndocaj dhe Bashes, deputeti i PS vendosi ti bashkohet opozites. Sot Ndocaj mori pjese ne cader dhe publikoi momentin kur Basha po paralajmeronte qeverine per protesta. Ai madje deklaroi se eshte zyrtarisht pjese e koalicionit te qytetareve dhe partise demokratike. Ndocaj tha se ka ardhur koha per zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe per perfshirje te emigranteve ne votime.
Kreu i grupit parlamentar te PD, Edi Paloka ka folur sot nga çadra dhe u ka kerkuar shqiptareve te marrin pjese ne protesten e opozites ne 13 maj. Paloka tha se kryeministri Edi Rama po "kercenon" ekzistencen e PD dhe u kerkoi te gjithe shqiptareve qe ti bashkohen protestes per te treguar se partia demokratike eshte nje force politike e forte.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga çadra e lirisë se “Më 13 maj, në Tiranë do të vërshojë e mbarë Shqipëria" ." Shqiptarët do të vërshojnë sepse u vodhe pasurinë”, tha Berisha. Deputeti demokrat shprehu “mirënjohje të madhe për Kavajën, që e bëri Edi Ramën të dorëzohet”. Berisha e ftoi Ramen ti ndiqte nga dritarja e zyres te gjithe protestuesit e te shtunes dhe garantoi se protesta do jete paqesore.
Përfundon takimi i ambasadorit amerikan Donald Lu me kryeministrin Edi Rama. Ata kanë folur rreth 45 minuta për gjendjen politike në vend. Pas takimit të djeshëm të Ramës me zyrtarin e lartë amerikan, Hoyt Brian Yee, pritet që ambasadori Lu të dalë me një qëndrim konkret përsa i përket paketës McAlister.
Sot, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar dhe miratuar projektvendimet që lidhen me ndarjen e kohës televizive për partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 18 qershorit. Minutazhi kohor prej 60 minutash do ti jepet PS-se, ndërsa PDIU, LSI dhe PKDSH do të kenë nga 30 minuta. Partitë jo parlamentare do të kenë nga 10 minuta. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e OSBE/ODIHR për akreditimin e 39 vëzhguesve afatgjate.
Trego më shumë