Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kancelarja Merkel u zotua se do të ushtrojë presion mbi Putin pas përshkallëzimeve të fundit në Ukrainë, ndërsa hapi një konferencë kyçe të Berlinit me zyrtarët ukrainas. Poroshenko i Ukrainës i ka kërkuar NATO-s ndihmë detare. Merkel fajësoi Rusinë për rritjen e tensioneve, pasi Rusia kapi tre anije ukrainase në Detin Azov këtë javë.
Hungaria nuk e ka shkelur sovranitetin e Maqedonisë dhe nuk ka kurrfarë lidhje me arratisjen e ish Kryeministrit Gruevski. Kështu thotë shefi i kabinetit të qeverisë hungareze. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ai tha se askush nuk i dorëzon raporte ditore se ku gjendet Gruevski dhe se ai nuk ka mbrojtje sociale, përveç që ka të drejtë për shërbime që parashihen në Ligjin për emigrantë.
Trump, ka anuluar një takim të planifikuar me presidentin rus Vladimir Putin, i cili do të mbahej në Samitin e G20 në Buenos Aires të shtunën. Anulimi i takimit u njoftua nga vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Sipas mediave amerikane, anulimi i këtij takimi të parashikuar për të shtunën në Argjentinë është bërë nga tensioni i ndezur mes Rusisë dhe Ukrainës.
Pas deklaratave të këshilltarit ligjor të PD, Gazmend Bardhi se projekti 40 mln euro është tenderuar pa studim fizibililiteti, pa vlerësim të ndikimit në mjedis, pa analizë kostoje, i pa vlerësim shpronësimesh, ka reaguar Autoriteti Rrugor Shqiptar. Nëpërmjet një njoftimi, ARSH i kërkon Bardhit të konsultohet me Kryetarin Basha përpara se të dalë në një komunikim të tillë me median.
Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, ka folur sot për procesin e Integrimit të Shqipërisë drejt BE. Ajo përshëndeti Parlamenti Europian, i cili votoi me 459 vota raportin e vitit 2018 për Shqipërinë, si një mundësi për hapjen e negociatave në qershor të 2019. Gjosha theksoi se një ndër problemet bazë të Shqipërisë mbetet reforma zgjedhore, e cila ka 5 vite që pret në sirtarë.
Pavarësisht arrestimit të dy protestuesve dhe procedimit në gjendje të lirë të 20 të tjerëve, qytetaret e zonës së Astirit të cilët preken nga projekti i Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë në ditën e 26 të tyre. Protestuesit kërkojnë të mos shemben banesat e tyre, ndërsa shprehen se punonjësit e bashkisë po punojnë natën duke hequr pemët dhe ndriçimin. Ato bëjnë thirrje për lirimin e dy të arrestuarve
Urimet për festën Kombëtare të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kanë ardhur edhe nga Kanadaja. Deputetja Julie Dabrusin, teksa ka folur të mërkurën në seancën plenare të Parlamentit ka uruar festën e Shqipërisë në gjuhën shqipe. Në fjalën e saj, deputetja është ndalur shkurt në domethënien dhe rëndësinë e kësaj dite për shqiptarët.
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në 100 %, kanë reaguar serbët përmes komenteve në rrjetet sociale. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është kërcënuar me jetë në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në samitin e nëntë të Bosforit në Stamboll, ka deklaruar se nëse paqja nuk mund të vendoset, çmimi i saj do të paguhet nga miliona jetë të tilla si luftërat botërore. Ai theksoi se ideja dhe projekti i BE janë të rrënjosura në këtë situatë. “Ne duhet të përqendrohemi në tema që na lidhin më shumë sesa në ndarjen e problemeve”, citoi ai.
Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç ka dhënë dorëheqjen nga pozita e Kryetarit të kësaj komune. Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç konfirmoi paraprakisht se dorëheqje do të japin gjatë ditës edhe kryetarët e tri komunave të tjera veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe. Ndërkohe qytetarët serbë sot do të protestojnë sot për taksën ndaj mallrave serbe.
Trego më shumë