Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kryeministri Rama, deklaroi sot se nuk do të jepet më asnjë leje ndërtimi për fshatra turistikë që kthehen në lagje banimi. Gjatë një takimi me investitorë, ai nënvizoi se vendi ka nevoja të domosdoshme për hoteleri. Si rast specifik, ai iu referua Golemit, ndërsa shtoi se një tendencë e tillë është shfaqur furishëm dhe bregdetin e jugut.
Ministri Ditmir Bushati ka pritur në Tiranë një delegacion nga Sllovenia, i cili ka shprehur gatishmërinë për të investuar edhe në mjediset shqiptare. Përmes një konference të përbashkët për mediat, mes Bushatit dhe Cerar u theksua rëndësia e një intensifikim të marrëdhënieve në disa fusha si mundësi për të përafruar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy popujve.
Presidenti Meta ka pritur në një takim një nga personalitetet më të larta të sportit vlonjat, Mexhit Haxhiu, i cili kontribuoi në edukimin e të rinjve duke mbjell tek ata dashurinë për sportin. Përmes një statusi në “Facebook”, ai shkruan se ka marrë dhuratë një libër të Haxhiut i titulluar “Kartoni i Kuq”, të cilin siç shton Meta mezi pret ta lexojë.
Presidenti Meta dekoron sot Ish-Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri, Aleksandër Arvizu. Ceremonia u mbajt në institucionin e Presidencës në prani të shumë personaliteteve shqiptare. Vetë Ish-Ambasadori u shpreh i emocionuar për këtë nderim që i bëhet.
Gjatë fjalës së tij në takimin me zyrtarë politike të vendeve të rajonit, Komisioneri i BE Johanes Hahn u shpreh se Shqipëria ka bërë progres në implementimin e reformës në drejtësi. Ndërkohë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Hahn pohoi se BE kërkon një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Rama ka kërkuar projekte ambicioze për turizmin në Shqipëri duke njoftuar një sërë risish. Ai pohoi se këtë vit Shqipëria përjetoi sezonin më të mirë turistik jo vetëm për numrin e turistëve por dhe të ardhura dhe rritje të punësimit. Në Konferencën e investitorëve të turizmit, Rama tha se sot do të firmosen disa marrëveshje të rëndësishme.
Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për familjet që preken nga Unaza e Re dhe po largohen nga banesat e tyre duke përfituar sipas tij sipas ligjit. Rama thotë se familjet po ndahen nga lukunia e SHQUP-it dhe sipas tij hesapet e Lul Kadriut s’kanë lidhje me interesat e qytetarëve.
Gjatë fjalës së tij në samitin e investimeve në turizëm, Ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh se po investohet nga veriu në jug në fushën e turizmit. Ministri tha se 10 marka ndërkombëtare zgjodhën të investojnë në Shqipëri, ndërsa përmendi edhe “Prestige Resort” si një nga kompanitë që ka investuar në turizëm dhe ofron shërbimin më të mirë. Sipas tij, sfida e sotme mbetet arritja e 10 mln turistëve një vit.
Ukraina shpalli gjendje lufte, pas kapjes së tri anijeve të saj detare dhe 23 pjesëtarëve të ekuipazhit, të dielën nga Rusia. Pas debateve të nxehta, ligjvënësit e mbështetën kërkesën e presidentit Petro Poroshenko për të sjellë në fuqi ligjin ushtarak, që do të zgjasë 30 ditë duke filluar nga 28 nëntori. Përplasja detare ndodhi jashtë brigjeve të Krimesë, gadishull i Ukrainës i aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
Ish-Ministri Manjani ka bërë thirrje për arrestimin e policëve që sipas tij dhunuan 18-vjeçarin Daniel Drobaj, i cili akuzohet për plagosjen e efektives Ina Nuka. Ai shkruan se si Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut ashtu dhe Kushtetuta, e ndalojnë torturën. Sipas tij nëse këtij shteti i ka mbetur pak respekt për demokracinë duhet që të arrestojë policët që kryen krimin e torturës ndaj 18-vjeçarit.
Trego më shumë