Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ministria e Transportit u përpoq të argumentojë të enjten shkaqet se pse 2.3 kilometra autostradë po kushtojnë bashkërisht mbi 40 milionë euro. Ajo tha se ka mbikalime dhe vepra arti. Por në Tiranë janë ndërtuar edhe tre segmente të tjerë të unazës të cilat kanë kushtuar krahasimisht më lirë. Shqetësimi mbi koston e pazakontë të segmentit në fjalë, PD dhe LSI kanë argumentuar se tenderët janë dukshëm të manipuluar.
Kryeministri Zoran Zaev mohon kontaktin me Ish-Kryeministrin në arrati Nikolla Gruevski, para se ky i fundit të largohej nga Maqedonia drejt Hungarisë. Zaev ka pohuar se nëse do të ndodhte një bisedë e tillë mes tyre, kjo me automatikisht do të konsiderohej si ikje me marrëveshje.
Presidenti Meta refuzon të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Meta ka njoftuar me shkresë Kuvendin, ndërsa thekson se për shkak të vakumit ligjor nuk hedh dot shortin e KED. Referuar burimeve, pritet që shortin për KED ta hedhë Kuvendi pas datës 5 dhjetor.
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në sitën e Vetting-ut. KPK ka shkarkuar sot nga detyra Gjyqtarin e Apelit të Shkodrës Luan Dervishi, i cili ishte dhe kandidat për KLGJ. ILDKPI, thekson se gjyqtari në fjlaë ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë, ndërsa nga të dhënat e tjera të siguruara nga DSIK theksohet se ai rezulton të jetë i përfshirë në afera korruptive.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë, Kryeministri Rama pohoi se vendimi i Kosovës për të vendosur taksë 100% për produktet serbe është vendim irracional në kushtet normale në qasjen e dyfytyrësisë të Serbisë kundrejt Kosovës. “Serbia po bllokon Kosovën duke kërkuar tërheqjen e njohjeve është provokuese dhe shqetësuese”, ka cituar ai.
Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë ditës së djeshme, sot punonjësit e ARRSH-së dhe të bashkisë kanë dalë në terren për të hequr shtyllat e ndriçimit dhe pemët në të dyja anët e rrugës ku do të kalojë segmenti i “Unaza së Re”. Punonjësit e bashkisë kanë ndërprerë punën për heqjen e shtyllave pas kundërshtimit të banorëve, por bashkë me ta, protestuesit kanë larguar edhe grupet e vlerësimit të ARRSH-së.
Gjatë samitit për abuzimin e fëmijëve në internet, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF ka publikuar shifra dhe fakte tronditëse. Sipas UNICEF, mosha mesatare kur fëmijët e anketuar në botë kanë aksesuar internetin për herë të parë është 9 vjeç. Mesatarisht, një fëmijë qëndron online 3 orë në ditë dhe 14% e fëmijëve të anketuar kanë përjetuar online diçka që i ka mërzitur.
Presidenti Meta ka ndarë me ndjekësit emocionet dhe mbresat, që ka përjetuar gjatë takimeve me banorët e Rozhajës. Përmes një posti në rrjetin social “Facebook”, Kreu i shtetit shqiptar ka pohuar se dashuria që përcjellin këta banorët për Flamurin Kombëtar janë tregues të prosperiteti. Ai u ndal gjithashtu edhe tek bukuretë natyrore të kësaj zone.
Mbledhja mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës sot në Pejë ka nervozuar dhe Presidentin Vuçiç. Ai shprehet se kjo mbledhje është një hipokrizi për të gjithë shqiptarët, por edhe për të gjitha ata që e lejojnë që të ndodhë një gjë të tillë. “Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”,
Kryedemokrati Basha, ka postuar një video me deklaratën e Kryeministrit Rama në 2013 kur ju kërkoi votën banorëve të “Unazës së Re”. “Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”, është shprehur Rama. Por sot, thekson Basha, për të siguruar vjedhjen 40 milionë euro, Edi Rama, mohon dhe vetveten.
Trego më shumë