Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Partia Laburiste britanike do të votojë në parlament kundër marrëveshjes së qeverisë britanike me BE mbi Brexit, tha dje lideri i saj Jeremy Corbyn. Ai u shpreh se marrëveshja u nënshkrua në Bruksel për të qenë e keqe për Britaninë dhe se ishte një dështim i trishtuar për të negociuar. “Ajo na jep më pak të drejtë të vendosim për të ardhmen tonë dhe rrezikon vendet e punës dhe standardet e jetesës”, tha ai.
6 militantë të dyshuar të Al-Kaidës janë vrarë në një sulm me dron në qendër të Jemenit, njoftuan zyrtarët e sigurisë. Forcat e SHBA në vazhdimësi kanë kryer sulme ajrore me dron kundër Al-Kaidës. Ky grup ka forcuar prezencën e saj në Jemen, duke shfrytëzuar luftën pothuajse katërvjeçare në mes të rebelëve Huthi dhe forcave të Qeverisë së Presidentit Abd-Rabbu Mansour.
Raportohet se të paktën 101 persona janë arrestuar gjatë protestave në Francë. Vendimi i Qeverisë Macron për të rritur çmimin e naftës ka detyruar qindra e mijëra francezë të dynden rrugëve për të protestuar kundër një reforme të tillë. Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner në një deklaratë njoftoi se në 1.600 protesta të zhvilluara në të gjithë vendin kishin marrë pjesë rreth 106 mijë persona.
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës pritet të zhvillojnë sot nje mbledhje të përbashkët në Pejë. Heqja e roaming dhe unifikimi i doganave janë vendimet kryesore qe pritet të merren nesër. Bashkimi Evropian u ka kërkuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të heqin këtë tarifë, si formë lehtësimi për komunikimet në mes qytetarëve.
Dy raporte të rëndësishme të shoqërisë civile mbi problemet e shkaktuara nga Partneritetet Publike Publike do të paraqiten në Parlamentin Evropian sot më 26 nëntor. Fillimi i seancës do të pasohet nga një panel diskutimesh me pyetje nga audienca për financimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturës brenda BE, në Evropën Juglindore dhe njoftoi Eurodad, Organizata Evropiane për Monitorimin e Borxhit.
Dy policë janë vrarë dhe një roje sigurie është plagosur në një sulm të armatosur në konsullatën kineze në qytetin bregdetar pakistanez të Karaçit. Raportohet se katër persona të armatosur u përpoqën të hynin në konsullatë por u ndaluan nga rojet e sigurisë në një pikë kontrolli. Tre sulmues janë vrarë nga policia në një shkëmbim zjarri.
Zyrtarët e BE po takohen për të finalizuar traktatin e Brexit dhe për të adresuar pyetjet e minutës së fundit nga Spanja mbi vendimet e ardhshme në lidhje me Gjibraltarin. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka përsëritur kërcënimin e tij për të vënë veton ndaj marrëveshjes, e cila pritet të nënshkruhet nga shtetet anëtare të dielën.
Piloti polak Robert Kubica, vitin e ardhshëm do t’u rikthehet garave në Formula 1 me britanikët e “Williams”, shtatë vjet pas aksidentit të tmerrshëm në të cilin pothuajse humbi dorën e djathtë. Lajmin e konfirmoi sot ekipi britanik në një konferencë për media në “Yas Marina Circuit”, përpara garës të së dielës e cila do të mbahet për Çmimin e Madh të Abu Dhabit.
Ministri Gjiknuri mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugëve zëvendësuese përgjatë bregut verior të rezervuarit të hidrocentralit të Moglicës. Kompania që po ndërton HEC-in, në bashkëpunim me qeverinë, morën përsipër të ndërtojnë infrastrukturën e rrugëve zëvendësuese për shkak se rrugët e vjetra përmbyten nga liqenet e hidrocentraleve.
Kryeministri Rama ka firmosur vendimin e Këshillit të Ministrave, për propozimin në Kuvend të emrave kandidatë për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Mes emrave që qeveria ka çuar për miratim, bie në sy ai i Ish-Ministrit të Financave, në Qeverinë Berisha, Ridvan Bodes.
Trego më shumë