Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ndërsa Institucionet në Maqedoni po hetojnë përgjegjësinë për arratisjen e Nikolla Gruevskit, Kryeministri hungarez Viktor Orban i thur lavde ish-kryeministrit të arratisur. Pavarësisht se Shkupi po kërkon ekstradimin, Orban i del në mbrojtje Gruevskit duke thënë se ai ka ndihmuar Hungarinë gjatë fluksit të refugjatëve.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar sot se buxheti për arsimin është ulur dhe ndryshe nga sa deklaroi Kryeministri Rama nuk do të ketë rritje pagash për mësuesit por indeksim të rritjes së çmimeve. Në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e LSI-së Kejdi Mehmetaj tha se buxheti i këtij viti, vendi që zë arsimi në PBB është vetëm 3.29%.
Kryeministri Rama ka sulmuar ashpër opozitën, duke e akuzuar këtë të fundit si nxitëse të protestës së dhunshme para dy ditësh tek Kuvendi, ku për pasojë u plagosën 15 policë dhe 3 banorë të Unazës së Re. Ai pohoi se 24-vjeccarja mund të ishte dëshmorja e parë police e rënë në krye të detyrës, nëse nuk do të kishte vepruar me shpejtësi për të hequr kapsollën.
Në fjalën përshëndetëse në prezantimin flotës së re të policisë së shtetit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj komentoi edhe një herë protestën e dy ditëve më parë para parlamentit. Lleshaj kërkoi reflektim nga qytetarët por edhe sic tha ai përfaqësues të caktuar të politikës që të mos ngrenë dorë ndaj policisë.
Kryebashkiaku Veliaj në një takim nga asambleja e zgjeruar FRESSH-it foli për rastet kur ndonjëherë është dashur që të merren vendime të drejta, por e rëndësishme sipas tij është fitorja. Po ashtu ai shigjetoi edhe Lulzim Bashën, gjatë kohës që ky i fundit ishte kryetar bashkie, që sipas Veliajt nuk bëri asgjë.
“Serbia përdori metoda perverse kundër Kosovës në INTERPOL”. Kështu deklaroi themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç. Gjatë një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Kandiç tha se strategjia e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është e turpshme.
Theresa May po shkon në Bruksel përpara samitit kritik të BE për të nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen e Brexit. Kryeministrja do të zhvillojë bisedime me zyrtarët e lartë të BE, përpara se udhëheqësit e të 28 vendeve të takohen për të miratuar marrëveshjen të dielën. Megjithatë, Spanja ka pohuar se nuk do të marrë pjesë nëse nuk zgjidhet çështja e Gjibraltar.
E ardhmja e Gjibraltarit është pengesa e fundit drejt marrëveshjes së plotë mbi Brexit, dy ditë përpara samitit të jashtëzakonshëm në Bruksel. Negociatorët e 27-të dhe të Britanisë së Madhe arritën një marrëveshje mbi “traktatin e tërheqjes” të Britanisë së Madhe nga BE-ja, e planifikuar për 29 mars 2019, dhe mbi “deklaratën politike” e cila skicon marrëdhëniet e tyre postBrexit.
Tajvani po voton në një referendum nëse do të bëhet vendi i parë në Azi që do legalizojë martesën gay. Gjykata e lartë vendosi në favor të martesës së të njëjtit seks, duke i dhënë parlamentit dy vite kohë për të ndryshuar ligjet. Por sipas anketave të bëra javën e kaluar, ishulli do të votojë kundër ndryshimit të ligjeve.
Policia e Kosovës ka nisur një aksion mëngjesin e sotëm në Veri të Mitrovicës. Raportohet se janë arrestuar katër persona që dyshohet se kanë pasur lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç. Dragisha Markoviç është një nga të arrestuarit. Ai është pjesëtar i policisë së Kosovës që po punonte në hetimet për vrasjen e Ivanoviçit. Po ashtu, sipas RTS, i arrestuari tjetër është Marko Rashiç.
Trego më shumë