Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Trump, ka pohuar se është i përgatitur për takim me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, dukë bërë të ditur se mund të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës tregtare. Pekini dhe Washingtoni u përfshinë në një luftë tregtare që nga kjo verë, pasi SHBA-ja vendosi tarifa ndëshkuese për mallrat kineze me vlerë 250 mld $ në vit. Si hakmarrje, Kina imponoi tarifat në vlerë 110 mld $ të mallrave të SHBA.
Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke filluar një turne në disa vende arabe. Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit, që nga vrasja e gazetarit Khashoggi që shkaktoi një protestë globale. Ai pritet të marrë pjesë në një takim të G20 në Buenos Aires në fund të muajit, ku do të marrin pjesë udhëheqës nga SHBA, Turqia dhe vendet evropiane.
“Facebook” arrin një marrëveshje me tatimet italiane, duke mbyllur mosmarrëveshjet me Agjencinë e Hyrjeve për periudhën 2010-2016, ku rrjeti social do të paguajë më shumë se 100 mln euro. “Jemi krenarë për angazhimin tonë drejt Italisë në mbështetje të rritjes së sipërmarrjeve lokale dhe të ekosistemit dixhital në përgjithësi”, komenton një zëdhënës i “Facebook”.
Ish-drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Gjika është liruar nga burgu dhe do të hetohet për shpërdorim detyre nën masën “arrest shtëpie”. Ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Gjika akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me rrugën Tiranë-Elbasan. Ndryshimi i masës nga arrest me burg në arrest shtëpie u njoftua sot nga Gjykata Penale.
Pijet alkoolike dhe ato energjike nuk do të lejohen ligjërisht të konsumohen nga të miturit. Kuvendi i Republikë së Shqipërisë ka sjellë madje disa ndryshime në ligjin nr 9518 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit” ku theksohet se përveç pijeve alkoolike do të ndalohet edhe përdorimi i pijeve energjike dhe atyre të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar.
Zhvillohet në Kostur të Greqisë, takimi i parë dypalësh për linjën hekurudhore Shqipëri-Greqi. Gjatë takimit është diskutuar studimi paraprak i nevojave të zonës si dhe krijimi i draftit përkatës për infrastrukturën e duhur. Linja hekurudhore Kastoria-Florina-Pogradec përbën segmentin e linjës Selanik-Durrës-Tiranë-Mal i Zi-Serbi, e cila përfshihet në programin Interreg-IPA CBS Greece-Albania.
Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës për rritjen në 100 % të taksës doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, Dogana e Kosovës ka filluar zbatimin e këtij vendimi. Zëdhënësi i Doganës Adriatik Stavileci, ka bërë me dije se që nga dje janë vërejtur ulje të importeve, dhe se deri tani janë kthyer 20 kamionë janë kthyer mbrasht.
Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se deri më tani janë pritur dhe sqaruar mbi 60% e qytetarëve të prekur nga projekti i Unazës “Rehabilitim mbikalimi pallati me shigjeta-rrethrrotullimi shqiponja”. Konfirmimi ka ardhur nga përgjegjësja e Sektorit të Sigurimit të Tokës në ARRSH, Holta Deda. “Nga këta, 50 qytetarë kanë dorëzuar zyrtarisht dokumentet e pronësisë dhe kanë marrë një përgjigje zyrtare.
Gjatë një takimi me banorët në Libofsh, Kryeministri Rama tha se kjo Qeveri ka legalizuar në 8 vite 150 mijë objekte, ndryshe nga Qeveria e kaluar që ka legalizuar 21 mijë banesa në 8 vite. Rama foli edhe për protestën e banoreve te zonës së Astirit, teksa nuk nguroi të sulmojë opozitën. Sipas tij, opozita udhëheq protestuesit për të ardhur në pushtet me dhunë, pasi nuk e mundi me votë.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se opozita duhet të organizoje protesta të vazhdueshme përballe kryeministrisë, pasi vendi është në udhëkryqin me të rrezikshëm të demokracisë shqiptare dhe cenim të hapur te interesave kombëtare. Përmes një statusi në “FB”, duke iu referuar protestave të qytetarëve të zonës së Astirit, Mediu thotë se Kryeministri tallet, dhunon dhe burgos qytetaret e vet.
Trego më shumë