Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë publike tabelën zyrtare me të gjithë zërat e kostos së projektit “Mbikalimi Shqiponja-Pallati me Shigjeta” në kuadër të Unazës së Madhe të Tiranës. Sipas po kësaj tabele rezulton se 7.02 kilometra kanë si kosto totale 8.3 milion euro, në një kohë kur opozita pretendon në mënyrë spekulative se një kilometër rrugë shkon nga 18-20 milion euro.
Pas deklaratës së Kryeministrit Haradinaj, i menjëhershme ishte reagimi i Presidentit Vuçiç, i cili pasi kërkoi në formë “lutjeje” të hiqet tarifa e vënë. Ai theksoi se Beogradi nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës dhe se Serbia duhet të përgatitet për një betejë të gjatë me Kosovën. Vlera e mallrave që Kosova importon nga Serbia është rreth 400 milionë euro në vit.
Dega rajonale e Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në qytetin e Elbasanit ka njoftuar përmes një komunikate për mediet se ka vendosur të marrë në mënyrë urgjente masën e “pezullimit të punës” pa afat në Repartin e Petëzimit të kompanisë “Kurum International Sh.a”. Masa është marrë pas plagosjes së një punonjësi dhe humbjes së jetës nga një tjetër.
Ish-Ministri Manjani akuzon Kryeministrin Rama për ngjarjet e ndodhura dje gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re të mbështetur nga opozita. Në një status në “Facebook”, Manjani thotë se gjuha e përdorur nga Rama është njësoj si ajo e përdorur për herë të fundit në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore. Sipas tij, me këtë gjuhë përçarje, Rama kërkon të fshehë krimin financiar të radhës.
Presidenti Meta ishte i pranishëm në festimet e Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Maqedoni me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit ku ka dhënë dhe një mesazh të fortë bashkëpunimi, mirëkuptimi e bashkëjetese. Ai bëri thirrje për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët evropiane, për brezat e ardhshëm.
Aksi Levan-Tepelenë është bllokuar mëngjesin e sotëm për shkak të rrëshqitjes së gurëve nga skarpatet anësore. Masivi i gurëve është shembur pranë Poçemit, çka ka detyruar autoritetet të devijojnë lëvizjen. ARRSH bën me dije se në vend kanë mbërritur kompanitë kontraktore për normalizimin e situatës. Gjithë ata që lëvizin drej jugut duhet të përdorin rrugën e vjetër të Ballshit.
Pas protestës që u zhvillua para Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje mes banorëve të Unazës së Re, që protestonin kundër shembjes së shtëpive të tyre dhe policëve, pati disa të plagosur. Mes të plagosurve ishin 12 punonjës policie dhe 3 protestues, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Ushtarak. Një efektiveka humbur 4 gishta nga shpërthimi i një kopsolleje, ndërkohë një tjetër humbi dëgjimin.
Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, ka pohuar se Bashkia e Tiranës dhe policia Rrugore kanë hartuar një plan për devijimin e trafikut, duke nisur nga muaji janar. Gjatë punimeve aksi nga Dogana dhe deri tek shkolla Teknologjike do të jetë me vetëm tre korsi. Në asnjë moment trafiku për kalimtarët s’do jetë i bllokuar. “Do ketë një vështirësi trafiku, dhe për këtë policia ka marrë të gjitha masat”, ka theksuar ai.
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar takime me përfaqësues të Parlamentit të Belgjikës, konkretisht me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Siegrfried Bracke dhe Kreun e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, Dirk van der Maelen. Në fokus të bisedës së tyre ka qenë agjenda evropiane e Kosovës, e veçanërisht nevoja për marrjen e vendimit brenda këtij viti për liberalizimin e vizave.
Kryeministri Rama u shpreh i vendosur se projekti për Unazën e Re do të zbatohet, ndërsa për banorët me dokumente do të ketë dëmshpërblim sipas ligjit. Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i qeverisë tha se banorët që kanë një strehë pa dokumente do të marrin bonus 3 vjet qiraje. Ndërsa të tjerët që kanë biznese dhe godina të palegalizuara duhet të largohen.
Trego më shumë