Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas protestës së mbajtur sot para parlamentit ku pati policë dhe panorë të plagosur. Mësohet se një grup pune i prokurorisë së Tiranës ka mbërritur në Spitalin e Traumës për të hetuar në lidhje me policët e dëmtuar dhe të goditur, dhe një grup tjetër i Prokurorisë së Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kryejnë veprimet në vendngjarje.
“38 % e familjeve jetojnë në varfëri absolute me këtë buxhet”, kështu u shpreh deputetja demokrate Grida Duma, gjatë bashkëbisedimit të opozitës së bashkuar për buxhetin e vitit të ardhshëm. Prandaj Banka Botërore jep alarmin për 38 % të familjeve që jetojnë në varfëri absolute. Në shifrat e 2018 kemi 50 mijë familje me ndihmë ekonomike nga 103 mijë që trajtoheshin në 2013”, deklaroi Duma.
Deputetja Jorida tabaku, bëri të ditur në bashkëbisedimin për buxhetin 2019 me perfaqësues të biznesit se ekonomia është një pasqyrë e rrugës së gabuar që është ndjekur prej 5 vitesh në të 5 buxhetet e paraqitura nga “Rilindja”. Sipas saj e gjitha kjo ka krijuar një pabarazi të jashtëzakonshme, ku 99 % varfërohen dhe një “grusht” njerëzish pasurohen.
Banorët e Unazës së Re kanë çarë rrethimin e parë të formuar nga efektivët e policisë dhe po tentojnë të hyjnë në parlament ku po zhvillohet seanca plenare. Nga përplasja me forcave të policisë është lënduar nga protestuesit Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu. Ndërsa mësohet se janë shoqëruar në komisariat disa protestues.
Presidenti Meta e ka përshkruar me emocione takimin me nxënës të një shkolle në Zadar, të cilët mësojnë shqip, gjuhën e të parëve. Kreu i Shtetit ka vizituar zonën e Arbanasit në Kroaci, që u bë vendbanim i shqiptarëve. “Aty ku Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip dhe ku janë shkolluar në gjuhën e tyre amtare breza Arbanasish dhe një plejadë e tërë akademikësh”, ka cituar ai.
Blendi Gonxhe është emëruar Drejtori i ri i Patentave pas dorëheqjes së Arben Isarajit pak kohë më parë. Mësohet se Gonxhe ka qenë më herët Drejtori i Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Arben Isaraj dha dorëheqjen nga posti në datën 22 tetor pas arrestimi të vëllait të tij për trafik narkotikësh.
Teksa në Kuvend po mbahet seanca plenare, jashtë godinës vijon protesta e banorëve të “Astirit”, të cilët kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre. Banorët po konfrontohen fizikisht me Policinë. Ndërkohë protestuesit po hedhin shashka dhe po tentojnë të hyjnë brenda ambjenteve të Kuvendit. Protestuesit po përdorin edhe fëmijë për të thyer kordonin e Policisë.
Ndërsa banorët e zonës së Astirit kanë paralajmëruar se protesta e tyre do të vijojë përpara palamentit, Kryeministri Rama ka postuar një status në “Facebook”, ku një grup të personave që kërkojnë legalizimin janë zaptues profesionistë të trojeve publike a private. Rama ka përsëritur se s'ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet.
Qeveria zvicerane njoftoi të mërkurën se do të shtyjë përfundimisht vendimin e saj mbi paktin e OKB-së mbi migracionin, pas kundërshtimit të shprehur nga shumë komisione parlamentare, gati një muaj pasi kishte vendosur ta miratonte. Hungaria njoftoi tërheqjen e saj nga kjo marrëveshje. Polonia dhe Izraeli njoftuan gjithashtu se nuk do e firmosin këtë pakt.
Në mbledhjen e Qeverisë është vendosur shpallja si ditë pushimi të premten e javës që vjen, datë 30 nëntor 2018. Kjo bën që javën e ardhshme festat të nisin që të mërkurën më 28 Nëntor e të vazhdojnë deri të dielën më 2 Dhjetor. Vendimi i Qeverisë thekson se dita e punës e datës 30 nëntor do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.
Trego më shumë