Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Sheshi “Skënderbej” do të hapet në datën 10 qershor. Ka qënë vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që ka bërë të ditur datën gjatë një takimi të kryeminsitrit Edi Rama me pensionistë, në parkun e Liqenit. Kryeministri vlerësoi realizimin e këtij projekti duke e cilësuar fantastik. Kreu i bashkisë informoi kryeministrin lidhur me projektet aktuale dhe shumë projekte të tjera për Tiranën.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se ka bllokuar 26 tonë mish pule me origjinë nga Brazili. Dyshohet se sasia e bllokuar ka prani të salmonelës SPP dhe bllokimi i ngarkesës është bërë pas rezultateve të analizave të bëra nga ISUV. Mishi u bllokua në pikën e inspektimit kufitar në Durrës.
Kreu i bashkisë Erion Veliaj foli sot në konferencën “Ndërtimi i axhendës për ndryshim”. Veliaj tha se brenda vitit do të përfundojë ngritja e të gjitha kryesive, e cila do të pasohet më pas me nënshkrimin e kontratave me administratorët e pallateve. Kryebashkiaku tha se në fund të kësaj jave, Bashkia e Tiranës do të nismojë grupin e parë të administratorëve të pallateve dhe projektet me bazë komunitare.
Mbi 40 hektar plazh në grykëderdhjen e lumit Shkumbin do të mund të shfrytëzohen nga pushuesit vendas dhe të huaj. Falë një impianti të montuar në grykëderdhjen e lumit, ky plazh, që prej vitesh ishte në listën e plazheve më të ndotur në Shqipëri, tashmë do të jetë i pastër dhe pa mbetje. Sipas ministrit Koka ky impiant do të ketë një mision mjaft të rëndësishëm përsa i përket mbajtjes pastër të vijës bregdetare.
Nga Fondi i Nxitjes së Punësimit, vetëm për vitin 2016 kanë përfituar rreth 350 biznese. Ndërlidhësit që kanë mundësuar punësimin e punonjësve të kualifikuar janë zyrat e punës, projekt që ofron punë, 6 muaj pagë dhe 1 vit sigurime të detyrueshme nga qeveria. "Punësimi i të rinjve është rritur me 42%”, tha Xhaçka. Ajo premtoi se në mandatin e ardhshëm, qeveria e majtë ka disa prioritete me në fokus të rinjtë.
Vdekja e një vajze 16-vjeçare pas një operacioni në gju ka shkaktuar shumë reagime në publik. Doktori Tritan Shehu është një nga personat që ka reaguar në lidhje me këtë situatë. Nëpërmjet një statusi, ai shpjegon se komplikacioni që i ndodhi vajzës quhet hipertermi malinje dhe është pothuaj i pamundur të diagnostikohet e parandalohet. Shehu shkruan se është e pandershme të denigrosh mjekun prej një tragjedie pa fajtor.
Eurostat ka publikuar një hartë me treguesin e aksidenteve me vdekje në punë për 100.000 banorë për të gjithë vendet e BE-së, ku mesatarja e BE është 1.8. Shqipëria për vitin 2016 renditet ndër vendet me vdekjet ndër më të lartat nga aksidentet në punë (5.5 vdekje për 100.000 punonjës), në raport me vendet e BE-së, ndërsa në 2015-n, ajo ia kalonte gjithë shteteve të BE-së (15.9 vdekje për 100.000 punonjës).
Instituti i Statistikave publikoi shifrat mbi aksidentet e ndodhura në prill 2017 ku u numëruan 150 aksidente rrugore. Në krahasim me prill 2016, numri i aksidenteve është ulur me 14,8%. Në 4-mujorin e parë 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 7,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Aksidentet rrugore, në 91,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Dy persona kane tentuar te grabisin nje argjendari ne qytetin e Shkodres duke tentuar te shpojne murin nga nje dyqan berberi qe ndodhej ngjitur. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme rreth ores 11. Grabitesit jane larguar pasi nuk kane arritur te realizojne planin. Rasti eshte denoncuar nga berberi qe ka dyqanin, pasi kishte vene re ne mengjes shenjat ne murin e dyqanit. Policia ka nisur hetimet.
Komisioneri per Zgjerim Johannes Hahn ka falenderuar, nepermjet nje statusi ne Twitter, shkrimtarin Ismail Kadare per letren derguar dje ambasadores se BE, Romana Vlahutin. Ne kete falenderim Hahn shkruante edhe se BE punon fort per njerezit ne Shqiperi. Ne leter Kadare i kerkonte ndjese ambasadores per shkrimin e botuar ne media nga Kastriot Myftaraj.
Trego më shumë