Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Pas spektaklit që dha dje skuadra e Kosovës përballë Azerbajxhanit, duke fituar me një rezultat 4-0, vjen një reagim nga deputeti i PS-së Pjerin Ndreu. Përmes një statusi në “Facebook” socialisti ka mbështetur skuadrën kosovare, ndërsa shton se ky është ekipi shqiptar që po bën histori.
Kosova ka marrë një fitore historike përballë Azerbajxhanit në shifrat 4-0 duke u ngjitur kështu në grupin C. “Dardanët” vazhdojnë në këtë mënyrë rrugën e tyre për në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. Në raundin tjetër Kosova do të ndeshet me Maqedoninë. Në rast fitoreje me ballkanasit “Dardanët” do të luajnë me fituesin e çiftit GJeorgji-Bjellorusi.
I renditur në vendin e dytë, Manchester United sa i përket pasurisë, me afro 5 mld $, Reali i Madridit ka pohuar se planet e tij për rinovimin e stadiumit do ta ndihmojnë të bëhet klubi më i mirë i shekullit të XXI. Sipas Presidentit të klubit të La Ligës, Perez, stadiumi i ri do të jetë më i miri në botë dhe se përmirësimi që do t’i bëjë impiantit të tij do të sjellë rreth 170 mln $ shtesë çdo sezon.
Një ish-kapiten po mendohet për stolin e Kombëtares shqiptare. Nuk është thjesht një hipotezë, por një nga ish-mesfushorët e kuqezinjve Bledar Kola, është kontaktuar nga drejtuesit e FSHF-së dhe mund të jetë ai pasardhësi i Kristian Panuçit. Edhe pse ky i fundit vazhdon të jetë në pankinën kuqezi, pritet që pas miqësores me Uellsin të ulet me presidentin Armand Duka për të negociuar prishjen e marrëveshjes.
Holanda ka arritur të siguroj një barazim të vyer kundër Gjermanisë në minutat e fundit të ndeshjes. “Pancerat” nuk kishin asnjë objektiv për këtë sfidë, pasi as fitorja nuk iu bënte punë, ndërsa Holanda mjaftohej me një pikë për të marrë kreun e grupit. Barazimin ia solli kapiteni Van Dijk. Ky barazim e dërgon Holandën në play-off të ligës A, e renditur në vendin e parë me 7 pikë po aq sa edhe Franca.
Christian Vieri është bërë baba për herë të parë. Ish-futbollisti italian dhe bashkëshortja e tij Costanza Caracciolo mirëpritën në jetë një vajzë të pagëzuar me emrin Stella. Lajmi është konfirmuar nga 48-vjeçari me anë të postimeve në rrjetet sociale. "Sot ka qenë dita më e bukur e jetës sime. Tani e kuptoj emocionin që një prind provon kur i vendosin në krahë foshnjen e tyre të vogël”, ka shkruar ai.
Zvicra u bë skuadra e tretë që siguron vendin e parë në grup, në Divizionin A të Ligës së Kombeve. Helvetët mposhtën Belgjikën me rezultatin befasues 5-2 në Luzernë, në një sfidë që u duk se do të ishte një shëtitje për skuadrën e drejtuar nga Roberto Martinez, por që në fakt rezultoi një dramë e vërtetë.
Brazili ka arritur të mposht Uruguain në një ndeshje miqësore me rezultat 1:0. Ka qenë një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat por që në fund fitorja u takoi brazilianëve. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 76-të. Një incident në zonë nga Diego Laxalt në Danilon bëri që gjyqtari të akordonte penaltinë që u shndërrua në gol nga Neymari.
Presidenti i Bari-t, Luigi De Laurentiis, është i kënaqur për mënyrën si po shkojnë gjërat në kampionat për ekipin bardhekuq, që kryeson kampionatin e Serisë D me një avantazh prej pesë pikësh ndaj Nocerina-s. Ndërsa mësohet se Cristiano Ronaldo, pas Juventus-it, do ta mbyllë karrierën e tij tek Bari. “Më ka marrë në telefon para disa ditësh dhe kemi folur gjatë”, ka zbuluar Presidenti i bardhekuqve.
FSHF ka dhuruar 2.5 milionë euro për ndërtimin e stadiumit të ri të Kukësit. Në një bashkëpunim me qeverinë shqiptare, ku të dyja palët do të jenë kontribuuese gati 50 me 50% të investimit, qyteti i Kukësit do të ketë një stadium të ri në vitin 2019. Sipas planifikimit mendohet që fillimi i punimeve mund të ketë si periudhë nisjeje fillimin e vitit të ardhshëm dhe kohëzgjatja e këtyre të shkojë deri në 9 muaj.
Trego më shumë