Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Trajneri kosovar, Ismet Munishi u shpreh tepër i zhgënjyer me Kombëtaren e Kosovës. “6 ndeshje, 18 gola të pësuar, 3 gola për ndeshje. Kjo do të jetë historia më e zezë e përfaqësueses së Kosovës. Edhe Burundi është 30 vende para nesh në ranglistën e FIFA-s. Ndeshja me Turqinë ishte katastrofa e radhës. Nuk ishim dinjitozë kundër një Turqie me probleme, e cila nuk luajti mirë”, shkruan ai.
Prokurorët spanjollë kanë ngritur një akuzë ndaj Cristiano Ronaldos për një mashtrim tatimor prej 14.7 milionë Euro. Sipas disa burimeve, bëhet fjalë për periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2014. Në një deklaratë, Zyra e Prokurorit tha se Cristiano Ronaldo me vetëdije kishte ngritur një “strukturë biznesi” për të fshehur të ardhurat që fitonte në Spanjë nga të drejtat e imazhit.
Paolo Tramezzani nuk do të jetë pasardhës i Gianni De Biasit. Ai firmosi një kontratë 2-vjeçare në Zvicër.Tashmë, që njërën alternativë e humbi, presidenti Duka I ka hyrë punës për të gjetur një njeri për stolin kuqezi. Por a do të mund të gjejë një trajner me të njëjtin sukses si italiani? Duka do të mendohet mirë, ndërsa nuk pritet që tradita e të huajve të prishet.
Grupimi “Tirona Fanatics” protestuan në dyert e Bashkisë së Tiranës, aksionere në minorancë e klubit bardheblu.Tifozët kërkuan zgjidhjen e krizës që po kalon ekipi i futbollit, që zbriti një kategori më poshtë. Ata nuk duan më presidentin Refik Halili, të cilin e shikojnë si shkaktarin për gjendjen krijuar. Mbështetësit bardheblu mbanin në dorë edhe portretet e lojtarëve të së kaluarës.
Mirel Josa nuk do të jetë trajneri i Tiranës për sezonin e ri. Palët janë ndarë miqësisht dhe nuk do të ketë pretendime për detyrime financiare, duke ndërprerë me marrëveshje marrëdhënien kontraktuale mes tyre që zgjatej edhe në sezonin e ardhshëm. Tirana do të nisë sot pasdite stërvitjet për pjesëmarrjen në Ligën e Europës pa trajnerin Josa, me ekipin që do t’i besohet dyshes Egbo-Gvozdenoviç.
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, feston sot 61 vjetorin e tij të lindjes. FSHF duhej të ishte e para që ta uronte publikisht, pas gjithckaje që De Biasi ka bërë për futbollin shqiptar, por ka zgjedhur të heshtë, edhe pse shumë prej pjesëtarëve të stafit të institucionit mund ti kenë dërguar mesazhe personale urimi trajnerit.
Pas deklaratës për largimit nga kombëtarja shqiptare, Gianni De Biasi ishte I ftuar në emisionin “Tutti Convocati” në “Radio 24” ku tregon si e përjetoi eksperiencën 5 vjecare në Shqipëri dhe momentin që vendosi të thotë “Stop”. De Biasi shprehet se ajo që më ka shqetësuar ishte fakti që humbem në miqësoren e 10 ditëve më parë kundër Luksemburgut. Kjo ishte nata kur mora vendimin për largimin nga kombtarja
Klubi i Tiranës ka gjetur zëvendësuesin e Mirel Josës, i cili dje i dha fund marrëveshjes me klubin. Drejtimin e bardhebluve pritet t’a marrë Hoze Marcelo Ferreira, i njohur ndyshe si Ze Maria, ish-futbollist i Interit dhe përfaqësues braziliane. Ze Maria para dy ditësh ishte në kontratë me ekipin Gor Maghia në Kenia, por ka dhënë dorëheqjen pasi ka filluar negociatat me Tiranën.
Sot nis Kupa e Konfederatave në futboll, qe është edhe testi në prag të finaleve te Kupës së Botës, Rusi 2018. Në Shën Peteburg sfida hapëse e turneut të 10 mes vendasve te Rusisë dhe Zelandës se Re u zhvillua me pjesëmarrjen e Vladimir Putin në tribunë. Kupa e Konfederatave do të testojë fushën zyrtare në Kupën e Botës, Rusi 2018. Mbajtësi në fuqi i këtij trofeu është Brazili, prej katër herësh.
Inter jep ofertën e parë. Luciano Spalletti ka kërkuar transferimin e mesfushorit 32 vjeçar të Fiorentinas, Borja Valero, shkruan Sky Sport Italia. Valero do të largohet nga klubi gjatë merkatos së verës dhe zikaltrit janë të gatshëm të shpenzojnë 5-6 milionë euro për spanjollin.
Trego më shumë