Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Joan Laporta, avokatit të njohur, ish president të Barcelonës që emëroi Guardiolën në pankinën e Barcës në vitin 2008, tha se nëse City do ta mbështesë ashtu siç duhet në merkato atëherë shpejt ai do të fitojë trofe. Guardiola është një trajner optimist, fitues dhe shumë i zoti. Nuk do të fshihet pas asgjëje, por kërkon të ndërtojë një skuadër dominuese në Manchester”, tha Joan Laporta
Në takimin e djeshëm ndërmjet Coritibas dhe Corinthiansi, i vlefshëm për javën e tetë kampionatit brazilian, ka degjeneruar në përplasje mes tifozerive. Sipas raportimeve gjashtë është numri i të lënduarve, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe dhjetëra të tjerë që kanë marrë plagë të lehta. Forcat e sigurisë nuk kanë qenë të pranishme dhe si pasojë përplasja ishte shumë e dhunshme.
Sot në orën 13:00 do hidhet shorti i turit të parë kualifikues të Ligës së Europës, ku do marrin pjesë 3 ekipet shqiptare, Partizani, Skënderbeu dhe Tirana. UEFA i ka ndarë ekipet në grupe para hedhjes së shortit, duke përcaktuar kështu rivalët e mundshëm të të Tiranës, të cilët janë: Trençin (Sllovaki), Makabi Tel-Aviv (Izrael), Inter Baku (Azrebajxhan), Dacia Kishinjev (Moldavi) dhe Shirak (Armeni).
Sipas grupeve të ndara nga UEFA për Europa League, kundërshtarët e mundshëm të Partizanit janë: Videoton (Hungari), Ordabasi (Kazakistan), Botev Plovdiv (Bullgari), Jagellonia Bialystok (Poloni) dhe Sllovan Bratislava (Sllovaki), ndërsa kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut janë: Linkoln (Gjibraltar, )Progres Niederkorn (Luksemburg), Zaria Balti (Moldavi), Folgore (San Marino) dhe Sant Julia (Andorra).
Trego më shumë