Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Tenistja polake Agnieszka Radwanska, finaliste e Wimbledon-it në vitin 2012, ka njoftuar tërheqjen nga tenisi në moshën 29-vjeçare, pas 13 vitesh si profesioniste. “Sot dua të ndaj me ju vendimin më të rëndësishëm të jetës sime. Pas 13 vitesh në tenis, kam vendosur t’i jap fund karrierës sime. Për fat të keq, ka disa kohë që nuk mund të stërvitem si më parë. Trupi im nuk dëshiron të më bindet”, ka cituar ajo.
Higuain është ndëshkuar për të mos luajtur në 2 ndeshje pas kartonit të kuq të marrë në takimin kundër Juventusit. Megjithatë, Milani nuk ka ndenjur duarkryq në këtë situatë dhe ka vendosur të paraqeesë menjëherë apelimin e saj kundër vendimit nga federate. Drejtuesit kuqezinj do të kërkojnë që dënimi i sulmuesit të shkurtohet me 1 ndeshje dhe “El Pipita” të mungojë vetëm në takimin kundër Lazio-s.
Ergys Kaçe dhe Eros Grezda u bënë protagonistë me skuadrat e tyre, Panathinaikos dhe Glasgoë Rangers, në kampionatin grek dhe atë skocez. Mesfushori Kaçe shënoi në sfidën e përflakur mes Panathinaikosit dhe Olimpiakosit, që u mbyll në barazim 1-1. Ishte minuta e 61-të e sfidës, kur Kaçe mposhti portierin kundërshtar, ndërkohë që Olimpiakosi barazoi në minutën e 95-të.
Presidenti Meta i ka akorduar titullin “Mjeshtër i Madh” ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, futbollistit Edvin Murati. Nga Parisi aty ku ndodhet ende në vizitë zyrtare, ai ka vlerësuar kontributin e Muratit në promovimin e Shqipërisë në Francë. Ky titull ka ardhur në ditën e ditëlindjes së futbollistit që gjatë marrjes së vlerësimit ka qenë i shoqëruar nga familja e tij.
Manchester City bëri ligjin në derbin ndaj Manchester United dhe mori një fitore 3-1 përballë rivalëve të qytetit. Me këtë 3-pikësh skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola rimerr sërish vendin e parë, në kuotën e 32 pikëve, 2 më tepër se Liverpooli ndjekës dhe vijon rrugën drejt mbrojtjes së titullit kampion.
Milani nuk shkoi më shumë se brazimi 1-1 ndaj Betisit në takimin e zhvilluar në Spanjë . Kuqezinjtë e Gatuzos u munduan gjatë gjithë 90 minutave që të triumfonin në transfertë, por në fund u dorëzuan dhe ndanë pikët me skuadrën spanjolle. Pas 4 ndeshjeve të zhvilluara, Milani bie në vendin e tretë, ndërsa Betisi mbetet në vendine parë me 8 pikë.
Në prag të javës së 13 të Kategorisë Superiore, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije ndëshkimet ndaj parregullsive të një jave më parë në kategoritë e ndryshme të futbollit shqiptar. Për dështim të përmbushjeve të masave të nevojshme për organizimin e ndeshjes, skuadra e Tiranës është dënuar me zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë.
Mbrëmjen e kësa të enjteje do të zhvillohet raundi i katërt i ndeshjeve në grupe të Europa League, nga ku do të zbulohen emra të tjera skuadrash që do të vazhdojnë për në raundin pasardhës, apo skuadrat që do të humbasin përfundimisht shpresat për një vend në fazën tjetër. Milani është një prej skuadrave të mëdha që zbret sot në fushë përballë Betisit, ndeshje kjo e vendit të parë me të dytin në grupit F.
Manchester City mposhti me goleadë skuadrën ukrainase të Shakhtar Donetskut, duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, kur kanë mbetur edhe dy takime nga faza në grupe. Gabriel Jesus, Silva, Steerling dhe Mahrez ishin autorët e golave për skuadrën e Guardiolës, që në “Etihad Stadium” duke mposhtur miqtë me rezultatin e thellë 6-0.
Procesi i shitjes së klubit të Bordeaux ka përfunduar. Fondi “General American Capital Partners” e bleu klubin e Ligue 1, në Francë, për shifrën e 100 milionë eurove. Ata që e konfirmuan mbylljen e këtij transaksioni ishin drejtuesit e kompanisë franceze “M6”, që ishin në zotërim të klubit të Bordeaux që nga viti 1999.
Trego më shumë