Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Emrat e karateistëve kosovarë janë paraqitur në listën e pjesëmarrësve të kampionatit botëror të karatesë, që sot nis në Madrid të Spanjës. Por në listën e gjatë në faqen zyrtare nuk figuron askund emri i Kosovës. Trajtimi ndaj garuesve të Kosovës nuk është i njëjtë me atë ndaj të tjerëve. Në vend të emrit “Kosova”, figuron ËKF5, një shkurtim i Federatës Botërore të Karatesë.
Kylian Mbappe është futbollisti më i shtrenjtë në botë. Ky është rezultati i Observatorit i Futbollit, “Cies”, që ka bërë sot azhornimin e përmuajshëm të vlerës së transferimeve të lojtarëve. Vlen të theksohet se 10 futbollistët më të shtrenjtë, janë të gjithë në repartin e sulmit, kryesisht lojtarë që po shkëlqejnë në skuadrat e tyre, nëpër Evropë, ku veçohen emra si Harry Kane, Muhamed Salah, Neymar, etj.
Skënderbeu vuajti më shumë nga sa u mendua për të thyer Kastriotin në ndeshjen e javës së 11 të Kategorisë Superiore. Skuadra kampione e fitoi këtë përballje me rezultatin e ngushtë 1-0, që i jep mundësinë asaj që të ruajë vendin e parë në klasifikim. Po kaq të vështirë e pati ndeshjen e tij edhe Partizani ndaj Kamzës, të cilën e mposhti 1-0 duke i qëndruar shumë pranë Skënderbeut kryesues.
Kjo e shtunë impenjon ekipet kryesuese të Kategorisë Superiore, në duelet e javës së 11, ku fokusi kryesor do të jetë te ndeshja mes Partizanit dhe Kamzës. Sfida mes tyre do të luhet në orën 17:00 në “Selman Stërmasi”. Ndërkohë, në orën 14:00, Luftëtari do të presë në Gjirokastër kurbinasit e Laçit, në një sfidë që vendos edhe trajnerin Mezani përballë ish-skuadrës së tij.
Makina më të bukura e tërheqëse, gati të sfidojnë njëra-tjetrën në çdo garë, për t’i bërë më të lehta parakalimet në pistë dhe duke përmirësuar ndjeshëm spektaklin. Ky është koncepti që drejtuesit e Formula 1 kanë për makinat e vitit 2021, të cilat janë bërë publike sot në Singapor, ku ditën e diel zhvillohet gara e radhës së Botërorit. Për momentin janë 3 projekte të ndryshme nga njëri-tjetri që po studi
Argjentina do të luajë dy takime miqësore ndaj Meksikës gjatë muajit nëntor, konkretisht më 16 nëntor në Kordoba dhe më 20 nëntor në Mendosa. Trajneri Lionel Scaloni ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë, ku bie në sy mungesa e “peshave të rënda”. Tekniku i përkohshëm i argjentinasve ka lënë jashtë lojtarë si Messi, Higuain dhe Aguero.
Stadiumi i ri kombëtar ka marrë formë dhe nga java në javë shtohen elemente që e çojnë ndërtimin e impiantit drejt përfundimit. Së fundmi, ka nisur vendosja e mbulesës metalike. Në momentin që ajo do të përfundojë, kur edhe prania e vinçave të mos jetë e nevojshme, do të nisë edhe puna për sistemimin e fushës në stadium.
Në Buenos Aires janë munduar të respektojnë datëlindjen e 58 të yllit argjentinas me një statujë në hyrje të stadiumit “Argentinos Juniors”, pikërisht në atë vend kur në vitin 1976 Maradona ka debutuar. Vepra u realizua nga skulptori Jorge Martinez. Statuja është e lartë thuajse 3 metra. Maradona është trajner i një skuadre të kategorisë së dytë në Meksikë dhe për këtë arsye nuk mori pjesë në ceremoni.
Në reagimin e Presidencës për vrasjen në Bularat, ku cilësohet si një ngjarje e izoluar, përmendet edhe banderolën e shfaqur nga tifozët në ndeshjen e një dite më parë të futbollit mes Partizanit dhe Skënderbeut. Në deklaratë thuhet se parulla e shfaqur në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi” gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu, është jo vetëm e papranueshme, por thellësisht e dënueshme.
Ndeshja kryesore dhe ajo që mbylli javën e 10 në kategorinë Superiore mes Partizanit dhe Skënderbeut u mbyll 0-2 për ekipin mik, që mori kështu kryesimin. Përballja mes dy pretendentëve për titullin solli edhe rokadën në renditje, me Demat e Kuq që u dorëzuan në një sfidë direkte, edhe pse kishin më shumë raste.
Trego më shumë