Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja e fundit e javës së 10 të Kategorisë Superiore, një takim që do të përballë kryesuesit e kampionatit, Partizanin me Skëndërbeun. Janë të mëdha pritshmëritë e kësaj ndeshjeje në aspektin sportiv, pasi bëhet fjalë për dy nga skuadrat më në formë të fazës së parë të këtij sezoni.
Presidenti i ekipit anglez te futbollit, Leicester City është mes 5 viktimave që mbetën të vdekur kur helikopteri i tij u rrëzua jashtë stadiumit. Lajmi për vdekjen e Vichai Srivaddhanaprabha u konfirmua nga klubi i tij. Dy anëtarë të stafit, piloti dhe një pasagjer mbetën të vdekur kur mjeti doli jashtë kontrollit dhe u rrëzua në një park makinash jashtë terrenit të klubit.
Humbja 5-1 e Realit ndaj Barcelonës ka qenë me shumë mundësi ndeshja e fundit e Julen Lopetegui në pankinën madrilene. Sipas mediave sportive, Presidenti i klubit, Florentino Perez ka vendosur që të shkarkojë trajnerin për të cilin bëri rrëmujë në kombëtaren spanjolle vetëm e vetëm për ta zyrtarizuar sa më shpejt afrimin e tij. Zëvendësuesi i tij do të jetë Antonio Conte, i cili aktualisht është pa punë.
Milani duhet të bëjë bilancet edhe me situatën e paqartë pas ndryshimit të aksionerëve. Në lojë janë stadiumi i ri, milionat nga sponsorët dhe bllokada e UEFA-s, e cila përkohësisht e lejoi ekipin kuqezi që të luajë në Europa League, por çështja ende nuk është mbyllur. Asambleja e ortakëve aprovoi bilancin e këtij viti, me një minus prej 126 milionë eurosh.
Të tjera detaje dalin në dritë nga mega-operacioni “Vol-Vo 4”, ku u arrestuan 34 persona, ku 10 prej tyre u lanë të lirë. Mësohet se mes personave të arrestuar, që u la në burg sërish nga Gjykata e Krimeve të Rënda, është edhe Paulin Simoni, asistent-arbitër i Superiores. Mëson se ky i fundit ka qenë pjesë e grupit të ish-deputetit Arben Ndoka, të akuzuar për abuzimet me tokat në “Ranën e Hedhun”.
Pavarësisht humbjes me Barcelonën, drejtuesit e klubit të Interit vijojnë punën për ndërtimin e të ardhmes së skuadrës. Kështu dje kanë firmosur kontratën e re me zikaltrit, plot 6 futbollistë aktualë, të cilët tashmë do të mbeten lidhur me Interin, për një periudhë edhe më të gjatë sesa ishte parashikuar në kontratat paraardhëse.
Mauro Icardi ishte i zemëruar me paraqitjen e pjesës së parë të Inter-it. “Mendoj se diferencën e bëri pjesa e parë, ku nuk luajtëm në standardin e Interit. Lamë shumë hapësira dhe i lejuam të kontrollonin lojën. Në pjesën e dytë, bëmë më mirë dhe detyruam Barça-n të bënte pasime të gabuara, por duhet të kishim bërë më shumë me mundësitë e krijuara", thekson Icardi.
Stephen Curry shënoi 11 herë nga distanca e 3-pikëshit në një performancë të shkëlqyeshme prej 51 pikësh gjithsej, në sfidën që Golden State Warriors e fituan 144-122 ndaj Washington Wizards, mbrëmjen e së mërkurës. Dy herë “MVP”-ja i NBA-së, Curry u ngjit kështu në vendin e pestë të shënuesve të të gjitha kohërave sa u përket 3-pikëshave.
Me titullin e pilotëve të vendosur në ndalesën e Japonisë, karvani i “klasit mbretëror” të garave me motorë po zbarkon në Australi, në etapën e tretë nga fundit të sezonit. Marquez meritoi shkallën më të lartë të podiumit, por veterani Valentino Rossi, edhe pse vlerësoi rivalin spanjoll, kërkon të marrë pikët e duhura në pistën e “Phillip Island”, për të qenë krah tij.
Komisioni Sportiv në Nevada vendosi pezullimin për një afat të pacaktuar të Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor për përleshjen që ndodhi pas ndeshjes së 6 tetorit në Las Vegas. Madje kampioni i UFC-së, Khabib do të marrë vetëm një milion dollarë nga dy sa ishte parashikuar të merrte për ndeshjen e zhvilluar me irlandezin.
Trego më shumë