Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Shqipëria humbet tre pozicione të tjera duke u renditur në vendin e 60 me 1372 pikëve. Skuadra e Panuccit vijon në këtë mënyrë rënien e lirë, teksa brenda tre vite ka humbur 38 pozicione, krahasuar me rekordin historik ku në 2015 pozicionoheshim në vendin e 22-të në botë. Kundërshtarët e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Skocia renditet në vendin e 30-të ndërsa Izraeli në të 91-tin.
Trajneri Carlo Ancelotti është njëri nga ata që e njeh më mirë sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo, pasi kanë punuar së bashku tek Real Madrid. Duke folur për CR7, trajneri Italian, që këtë vit drejton Napolin, thotë se: “Gabimi i tij i vetëm është që firmosi për bardhezinjtë. Ai është një kampion, ashtu sikurse në Serinë A kanë qenë Maradona, Platini, Zico, Zidane, etj”, u shpreh Ancelotti.
Nuk do të ketë përjashtim të Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov nga UFC. Të paktën kështu ka vendosur Komisioni i Atletikës në Nevada i cili ka hedhur poshtë vendimin e UFC për t'i përjashtuar dy sportistët të cilët u bënë shkak i grindjes në Oktagonin e Las Vegasit mbrëmjen e 6 tetorit. Kaosi shpërtheu pasi Nurmagomedov mbrojti titullin si kampion i peshave të lehta, pasi mposhti Conor McGregor.
Mbrëmjen e djeshme u luajtën edhe ndeshjet e fundit të xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve. Në super sfidën mes Barcelonës dhe Interit, katalanasit triumfuan pastër 2-0, me gola të Rafinjës dhe Zhordi Albës. Dortmundi fitoi pastër, 4-0 ndaj Atletikos së Madridit. Po me këtë rezultat, fitoi edhe Liverpuli, ndaj serbëve të Zvezdës. Napoli nuk ia doli të ruajë dy herë faktin që doli në avantazh ndaj PSG.
Mbrëmjen e kësaj të mërkure do të luhen ndeshjet e tjera të raundit të tretë të Champions League. Një nga sfidat që do të ketë vëmendje të madhe është ajo mes Barcelonës dhe Interit, dy skuadra që janë përballur edhe në gjysmëfinalet e këtij turneu në vitin 2010, me zikaltrit që eliminuan katalanasit.
Juventusi ka fituar 1-0 ndaj Manchester United, duke treguar kështu se është një pretendent i fortë për të fituar Champions League në këtë sezon. Real Madrid iu kthye fitores pasi mundi 2-1 çekët e Viktoria Plzen. Manchester City mposhti Shakhtar Donetsk me rezultatin 0-3. Në ndeshjet e tjera, Ajax fitoi në fund ndaj Benfica 1-0, ndërsa Hoffenheim dhe Lyon dhuruan spektakël duke barazuar 3-3.
Leroy Sane është një nga futbollistët që po spikatin tek Manchester City dhe drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje menjëherë për t’i rinovuar kontratën. Për 22-vjeçarin së fundmi ka shfaqur interes të fortë edhe gjiganti i futbollit gjerman, Bayerni i Mynihut. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Cityt janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re, me afat të paktën deri më 2023-shin
Cristiano Ronaldo garantoi sot se është një shembull brenda dhe jashtë fushës, pavarësisht hetimit të hapur nga policia në Las Vegas në lidhje me akuzat për përdhunim, për një ngjarje të ndodhur në qershor 2009. “E di që jam një shembull. 100%. Në fushë dhe jashtë saj”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp, një ditë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër ish-klubit të tij, “Mançester Junajtid”.
Arsenali ka përmbysur Leicester Cityn në "Emirates Stasium". Pak para përfundimit të pjesës së parë, Mesut Ozil shënoi për t’i barazuar shifrat. Top-çinjtë kanë shënuar edhe dy gola të shpejtë me sulmuesin, Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 63' dhe 66'. Kjo është fitorja e shtatë rresht në Premier Ligë për Arsenalin dhe e 10-ta të gjitha garat.
Lewis Hamilton ka përfunduar i treti në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara, në Austin të Teksasit, gjatë mbrëmjes së të dielës, aty ku triumfi i takoi ferraristit Kimi Raikkonen, i cili arrin kështu fitoren e parë në mbi 5 vite. Rivali i drejtpërdrejtë për titull i pilotit britanik, Sebastian Vettel përfundoi në vendin e katërt.
Trego më shumë