Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Interi ka marrë një fitore të rëndësishme në "Derby della Madonnina" ndaj Milanit me rezultatin minimal 1-0, në Giuseppe Meazza. Të dyja skuadrat që në fillim të ndeshjes tentuan të shënonin golin. Si Interit dhe Milanit iu anulua nga një gol. Golin e fitores për Zikaltërit e shënoi Mauro Icardi. Pas kësaj fitoreje Interi renditet në vendin e 3 me 19 pikë, ndërsa Milani në vendin e 12 me 12 pikë
Lewis Hamilton fiton provat zyrtare në Çmimin e Madh të Texasit në Botërorin e Formula 1. Piloti britanik arriti të sigurojë startin e garës nga vendi i parë pas një dueli me Ferrarin, të cilin kishim kohë që nuk e shihnim. 1 minutë 32 sekonda e 237 të mijtat ishte koha e regjistruar nga Hamilton në këto kualifikuese që la pas Sebastian Vettel me vetëm 61 të mijtat.
Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme sonte ndaj Sevillas me rezultatin 4-2. Por goditja e madhe për katalanasit ishte dëmtimi i Lionel Messit në minutën 26'. Pas testeve të kryera është konfirmuar ai ka pësuar një thyerje kockash në krahun e djathtë. 31-vjeçari do të humbasë sfidat kundër Interit në Champions League, si dhe takimin më të ndjekur në planet, “El Classicon” kundër Real Madridit.
Jose Mourinho ka thënë se do ta dëshironte Eden Hazardin në Manchester United, mirëpo ka thënë se vështirë që do ta pranonte një gjë të tillë Chelsea. “Historia thotë se kur Hazard është më i miri në Premierligë, Chelsea shpallet kampion. Ka ndodhur me mua, ka ndodhur edhe me Antonio Conten”, ka thënë Mourinho.
Edhe pse ka ende kohë deri në hedhjen e shortit për Kampionatin Europian të Futbollit 2020, janë stiluar tashmë edhe ndeshjet me rrezik të lartë që duhet medoemos të evitohen. UEFA bëri të ditur se cilat shtete nuk mund të jenë në të njëjtin grup eliminator për evenimentin kontinental, dhe Kosova është në të paktën dy kryqëzime të pamundura.
Derbi i shumëpritur po vjen. Milano tashmë do dridhet nga brohorimat e tifozëve të dy ekipeve. Ata duket se nuk do të lënë vend bosh në “San Siro” për këtë Supersfidë. Takimi i 169-të mes Interit e Milanit në Serinë A pritet të ketë 78 mijë të pranishëm. Do të jetë ndeshja me më shumë tifozë për këtë fillim sezoni të Serisë A, ku në arkat e ekipit të Spallettit do të derdhen gjithashtu mbi 5 milionë euro.
Xavi Hernandez, i cili luan aktualisht për Al Sadd, mbroi ish-shokun e tij të skuadrës, Messin, nga kritikat e fundit të Diego Armando Maradonës. “Messi është një udhëheqës i jashtëzakonshëm. Ndoshta është i heshtur, por është lider absolut. Gjithmonë e kërkon topin dhe ka personalitet. Kurrë nuk fshihet”, ka cituar ai.
Tifozët e basketbollit po prisnin me padurim debutimin e Los Angeles Lakers në këtë sezon, pasi skuadra kaliforniane ka tashmë në gjirin e saj LeBron James. Por, ndeshja e parë e sezonit për Lakers u shoqërua me humbje kundër Portland Trail Blazers. Rezultati i ndeshjes, ishte 128-119, ku pikëshënuesi më i mirë i takimit ishte Damian Lillard i Trail Blazers, me 28 pikë.
Pas gjobës së majme nga klubi dhe pasi rrezikon 12 vite burg për një sherr në lokal, Arda Turan gjendet përballë një akuze tjetër. Prokuroria e Stambollit ka nisur një hetim mbi futbollistin, pasi ka dyshime se është i lidhur me grupin gylenist që tentoi grushtin e shtetit në vitin 2016. Me akuzat më të fundit, është pothuajse e sigurtë se karriera e tij ka përfunduar në moshën 31-vjeçare.
Gerard Pique përfitoi nga ditët e pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve për t’iu dedikuar një tjetër disipline sportive tenisit. Qendërmbrojtësi i Barcelonës udhëtoi drejt Madridit për të diskutuar formatin e ri të propozuar për turneun e Kupës Davis në tenis për meshkuj, i cili do të pësojë ndryshime për vitin e ardhshëm.
Trego më shumë